Disa ushqimet nga të cilat plakemi më shumë

Disa ushqimet nga të cilat plakemi më shumë

Ushqimi është karburanti ynë i cili na dhuron energji, por në rast se zgjedhim llojin e gabuar të ushqimeve, atëherë kjo na ngadalëson, na bën të dukemi më të vjetër dhe më të lodhur. Kemi ndarë vetëm pesë ushqime të cilat sa më pak duhet t’i konsumoni dhe sa më pak të jenë në menynë tuaj.

Sheqeri

Truri juaj ushqehet me glukozë. Mirëpo, për dallim nga organet e tjera, ai nuk është në gjendje të ruajë rezervat – pa marrë parasysh se sa shumë pranon, gjithçka dhe menjëherë do të shkojnë në gjakrrjedhje. Prandaj, shujta apo pijet e ëmbla janë si një injeksion glukoze për trurin tuaj apo merrni një goditje të përkohshme, që shpesh zhduket dhe truri është në krizë. Ndieni lodhje, ju dhemb koka, nuk keni diskonim dhe nuk mund të përqendroheni. Hulumtime të shumta kanë vërtetuar se konsumimi i tepërt i sheqerit shkurton jetën, prandaj mu për këtë arsye e thërrasin “vrasësi i bardhë”. Nga të gjitha ushqimet është pikërisht sheqeri që përshpejton plakjen.

 

Kripa

Natriumi dhe klori – dy përbërësit e kripës – janë minerale të rëndësishme që kujdesen për sistemin nervor dhe atë të eshtrave. Kripa është një erëz e thjeshtë në ushqim, por edhe në perimet e konservuara, djathë, supë. Nëse e përdorim në sasi të tepruara është tepër e dëmshme për rininë tonë, sepse po ashtu kripa përshpejton plakjen. Prandaj, mjekët ju sugjerojnë që brenda një dite të vetme të mos konsumoni më shumë se tre gramë.

 

Qumështi i lopës

Edhe pse qumështi i lopës është i pasur me kalcium, vitamina dhe proteina, ai po ashtu aktivizon katër procese të plakjes – ngadalësimin e tretjes, infeksionet, çrregullimet hormonale dhe formimin e thartirës. Duhet pasur kujdes edhe në derivatet e qumështit në bukë, ëmbëlsira, keksë dh ushqime të grimcuara. Do të ishte më mirë ta konsumoni qumështin dhisë apo të deles sepse është shumë më i pasur me minerale dhe vitamina.

 

Mishi

Proteinat nga mishi ndikojnë në ndërtimin muskujve, ligamenteve dhe lëkurës, por ky artikull vë në lëvizje pesë proceset e plakjes ngase është shumë i pasur me yndyra të ngopura dhe është i pasur me shumë kalori. Mishi po ashtu posedon nivel të lartë të materieve kancerogjene, ngase pjekja ndikon në ndryshimin e ADN-së, lajmërimin e radikalëve të lirë dhe ndikon në shtimin e stresit. Në tryezën tuaj më shpesh le të shërbehet mishi i peshkut që është zgjedhja më e mirë për proteina. Burimet e tjera të shëndetshme janë vezët, drithërat, bishtajoret.

 

Yndyrat e këqija

Secila qelizë në trupin tonë posedon një shtresë mbrojtëse me yndyrë dhe proteina. Nëse kjo pjesë e jashtme mbrojtëse përbëhet nga yndyrave mira, kjo ju ndihmon qelizave të absorbojnë materie ushqyese dhe ujë. Mirëpo, nëse bëhet fjalë për shtresën që nuk është fluide shkaku i ushqimit dhe sasisë së lartë të yndyrave të këqija, atëherë procesi dobësohet. Mendohet se kjo është nxitëse në shumë simptoma të plakjes, përfshirë rënien e cilësisë së lëkurës, infeksionet, alergjitë. Midis yndyrave më të dëmshmet janë yndyrat trans, që gjenden në industrinë e rafinuar të ushqimit, si në ëmbëlsira, ushqim të shpejtë, akullore. Po ashtu mos harroni se vaji i kokosit edhe pse kalorik, ndihmon te mbipesha.

Komento