Dita Ndërkombëtare e Vajzave – këto gjëra duhet t’i dini

5
Data 11 tetor shënohet si Dita Ndërkombëtare e Vajzave, por sa i përket kësaj dite si temë, ka mjaftë çfarë të thuhet dhe lë mjaftë të dëshirohet.

5

Në botë, gati 1.1 miliardë vajza janë pjesë e një brezi të ri, gati për të marrë rrugën e së ardhmes. Megjithatë, ambicia për barazi gjinore e Zhvillimit të Objektivave të Qëndrueshme thekson mbizotërimin e disavantazhit dhe diskriminimit me të cilin përballen kudo në botë – në baza ditore.

Me këtë ide, tema e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave këtë vit ishte progresi i tyre në raport me shoqërinë – një rrugëtim, ambicie dhe përkushtim i vazhdueshëm i SDG’s i cili meriton një duartrokitje për insistimin që femrat të kenë më shumë hapsira, gjë kjo që do të ishte e dobishme jo vetëm për vajzat, por edhe familjet, komunitetet dhe shoqërinë në përgjithësi, transmeton lajmi.net

Për më tepër, ekziston nevoja e shumë analizave e statistikave që në mënyrë sa më të drejtë kundrejt tyre, interesat e vajzave për pjesëmarrje në proceset e rëndësishme të aktualizohen në shoqëritë moderne. Vetëm atëherë kur të investohet më shumë në shëndetin, sigurinë, arsimimin dhe të drejtat e vajzave, në përkrahjen e tyre për t’i arritur ëndërrat dhe për të ndërtuar jetë më të mirë për ato dhe komunitetin e tyre mund të themi se kemi punuar për barazinë.

Statistika të shpejta globale: 

– Në nivel global, një në shtatë femra të moshës 15-19 vjeç është e martuar.
– Në vendet në zhvillim (me përjashtim të Kinës), një në çdo tre vajza martohet para se të arrijë moshën 18 vjeç – që do të thotë se e ardhmja e rreth 47,700 vajzave të reja, shuhet çdo ditë.
– Vajzat të cilat martohen në moshë të re, shpesh janë viktimë e dhunës fizike dhe seksuale, ato ndalohen nga shkollat për punët e brendshme dhe janë më pak të afta për të avokuar jetën dhe të drejtat e tyre.
– Martesat e reja pasohen edhe nga shtatzënia e hershme edhe në qoftë se një vajzë nuk është ende gati fizikisht dhe mentalisht të bëhet nënë.
– Në vendet në zhvillim, çdo ditë, rreth 20,000 vajza nën moshën 18 vjeç bëhen nëna, që do të thotë mbi 7 milionë në vit.
– Vajzat e arsimuara, kanë gjasat e mëdha që të martohen dhe të bëhen nëna me kohë, ndërsa ato me shkollim të mesëm kanë gjashtë herë më pak gjasa të kenë martesa dhe shtatzëni të hershme sesa ato që nuk janë shkolluar fare, kjo tregon se arsimimi luan rol kyq tek kjo dukuri negative.

Dukuritë e tilla janë të theksuara kryesisht në vendet me standard të ulët ekonomik dhe arsimor. Duke shpresuar që organizatat për mbrojtjen e të drejtave do të jenë më efikase në luftimin e këtyre dukurive dhe bota do të bëhet më e mirë për të gjithë. Ndërsa shpresojmë që mesazhe të këtilla të shpërndahen tek të gjithë njerëzit dhe së bashku të ndërtojmë një botë të barabartë për të gjithë./lajmi.net

Komento