Djathi rrezikon gratë shtatzëna, simptomat si të gripit

grat

gratGratë shtatzëna duhet të tregojnë një kujdes të veçantë me dietën ushqimore. Për të mos rrezikuar shëndetin e fëmijëve ato duhet të shmangin jo pak ushqime. Por një prej tyre, sipas një studimi të botuar te “Daily Mail”, është djathi i butë.

Studiuesit kanë paralajmëruar se ato duhet të qëndrojnë larg tij. Shkak janë bakteret që ndodhen brenda këtij djathi, pasi sipas tyre, ata shtojnë rrezikun për një dështim të mundshëm. Ata thonë se listeria, një komponent i përbashkët i ushqimeve të helmuara, ka aftësi të sulmojnë placentën.
Studimi është realizuar nga Universiteti i Wisconsin-Madison (Shkolla e Mjekësisë Veterinare), sipas të cilit simptomat e shkaktuara nga listeria janë të ngjashme me gripin dhe përfshijnë temperaturë, dhimbje muskujsh, ethe apo diarre.
Këto simptoma mund të kalojnë pa u vënë re dhe kjo përbën një rrezik të madh për gratë shtatzëna.
Ushqime të cilat shfaqin rrezik të lartë të listerisë përfshijnë gjithashtu:
Gjalpin
Mishin
Salmonin e tymosur
Baktere të tilla kalojnë nga kafshët te njeriu nëpërmjet produkteve të mishit apo bulmetit dhe gratë shtatzëna janë ndër të parat që rrezikohen.

Komento