Dobësohuni shpejt me dietë mediterane

Dobësohuni shpejt me dietë mediterane

Dobësohuni shpejt me dietë mediteraneMbajtja e dietës nuk është e lehtë dhe nuk u shkon për dore të gjithëve. Regjimi restriktiv i të ushqyerit përcillet me një uri konstante dhe me heqjen dorë nga ushqimet e preferuara, për çka shumë njerëz nuk ia dalin që të këmbëngulin në luftë kundër kileve të tepërta. Me menynë që e ka shpikur dr. Ana Bins, nutricionistja e njohur britanike, as që do ta dini se jeni në dietë, kështu që pa mund dhe pa duruar urie, për një javë do të humbni deri në tri kile.

Dita e parë

Mëngjesi: 30 g flluska apo drithëra me jogurt apo me qumësht pa yndyrë.

Zamra: një portokall.

Dreka: sandviç nga dy grisha bukë integrale, 50 g peshk tun, disa gjethe sallatë të gjelbër.

Zamra: një mollë.

Darka: sallatë me 2 domate të vogla dhe me 100 g djathë mocarellë të grirë në rrathë, 1 grishë buke të thekur.

Dita e dytë

Mëngjesi: 2 fileta të holla mirë të fërguara dhe të kulluara nga vaji, 2 domate të vogla, 1 grishë buke të thekur.

Zamra: një grishë bostan.

Dreka: 2 grisha të bukës së zezë, mirë të pjekur, me lyerje djathi me pak kalori, 1 vezë mirë të zier, sallatë të gjelbër

Zamra: 1 portokall

Darka: 150 g gjoks pule të pjekur në skarë, pure nga 100 g patate, 100 g djathë të ri lope.

Dita e tretë

Mëngjesi: 1,5 dl lëng pemësh pa sheqer, 2 grisha bukë integrale të lyer me dy lugë xhem, marmelatë apo mjaltë.

Zamra: 1 pjeshkë

Dreka: sallatë greke, një grishë buke të zezë

Zamra: 1,5 dl lëng pemësh

Darka: 1 troftë, një filxhan oriz integral të zier, një porcion i madh sallatë të gjelbër.

Dita e katërt

Mëngjesi: 1,5 dl lëng pemësh pa sheqer, 2 grisha të bukës integrale, të lyer me dy lugë xhem, marmelatë, apo mjaltë.

Zamra: 1 kajsi

Dreka: 1 kifle integrale me 50 g djathë lope, sallatë greke

Zamra: një grishë pjepër.

Darka: 2 fileta të vogla peshku, 100 g patate të ziera, apo 150 g bizele të ziera.

Dita e pestë

Mëngjesi: banane e ndrydhur me një lugë mjaltë, 1 grishë buke të thekur.

Zamra: lëngu i një portokalli të shtrydhur.

Dreka: një porcion i madh supe perimesh, 1 grishë buke integrale.

Zamra: 1 mollë.

Darka: 2 patate të mëdha, të pjekura, një porcion i madh sallatë të gjelbër, gjysmë filxhani jogurt pemësh.

Dita e gjashtë

Mëngjesi: 1,5 dl lëng pemësh pa sheqer, një kifle të vogël me një lugë xhem, apo mjaltë.

Zamra: 1 mollë

Dreka: 100 g gjoks të pjekur pule, sallatë greke

Zamra: 2 kumbulla

Darka: 100 g makarona integralë të zier, me salcë domatesh dhe parmezan të gërryer, sallatë e gjelbër

Dita e shtatë

Mëngjesi: 30 g flluska misri, apo drithëra me jogurt, apo qumësht pa yndyrë.

Zamra: 1 portokall

Dreka: 200 g bizele të ziera, 1 grishë buke të thekur.

Zamra: 1 mollë

Darka: omëletë prej 2 vezëve, sallatë me speca, domate, disa gjetheve të sallatës së gjelbër dhe 50 g djathi.

Komento