Dobitë e lëngut të karrotës

Dobitë e lëngut të karrotës

Dobitë e lëngut të karrotësLëngu i karotës është një nga lëngjet më të popullarizuara me nivel të ulët të kalorive dhe i pasur me vitamina dhe minerale.

Disa nga vetit pozitive të lëngut të karrotës:

Lëngu i karrotës është një nga lëngjet më të pasura me vitamina si A, B, C, E dhe K si dhe ndihmon funksionimin normal të gjithë organizmit, zhvillon tretjen, përmirëson oreksin dhe forcon dhëmbët.

Gratë të cilat sapo kanë lindur dhe prodhojnë qumësht duhet të pinë shumë lëng karote, sepse qumështi nuk mjafton për të siguruar të gjitha elementet e nevojshme.

Dihet që karota është e dobishme për sytë, fytin dhe organet e frymëmarrjes. Për më tepër, pastron trupin duke ndihmuar në zbukurimin e lëkurës dhe duke e mbajtur të re. Mund të përdoret shumë mirë në trajtimin e akneve dhe lëkurën në përgjithësi.

Nëse pini lëng të karotës 20 minuta përpara se të hani, do ta stimuloni prodhimin e lëngjeve digjestive gjë që e lehtëson tretjen.

Komento