Dobitë e limonit: si dhe për çfarë mund ta përdorim

limon

Nëse e përdor si tretman homeopatik për dhimbje dhëmbi apo pastrim shtëpia në mënyrë natyrale, limoni i bënë të gjitha. Së fundmi mund të lexoni shumë për faktet dhe idetë se si mund ti përdorni limonët. Në këtë post kemi mbledhur disa prej ideve më të mira dhe do i ndajmë me ju.

Detoksifikues
Ju duhen: Gjysmë boçe xhenxhefili e ndarë hollë, lëng nga gjysmë limoni, 2 filxhan ujë të vluar, mjaltë për ti dhënë shije
Udhëzimet:
Hedh ujin e vluar mbi xhenxhefil dhe prit për pesë minuta e më pas shto lëngun e limonit dhe mjaltin… pije, çfarë po pret?!

Pastrim Shtëpie

Vrit aromat e mikrovalës: Mbush një enë përgjysmë me ujë dhe shtrydh një gjysmë limoni, fute këtë në mikrovalë për 5 minuta.

Lëmo orenditë: Në një shishe sprej (spërkatëse) shto dy lugë vaj ulliri dhe lëngë nga një gjysmë limoni në një gjysmë gote ujë të nxehtë. Spërkat në një leckë pambuku dhe me këtë fshijë orenditë.
Pastrimi Gojës

Lëngu limonit mund të përdoret për kujdes dental. Apliko lëng limoni në dhëmbin që dhemb për të larguar dhimbjen, apo bëj masazh mishit të dhëmbëve për të ndaluar gjakderdhjen. Ju gjithashtu mund të freskoni erën e gojës ashtu si kanë bërë Romakët e Lashtë duke gargarë lëng limoni për 30 sekonda.
Lëkurë shndritshme

Trajtimi nga brenda jashtë: Limoni është i pasur me Vitaminë C që do të thotë se të përdorësh limon rregullisht është mirë për detoksifikim (largim helmeve) dhe dërgim të antioksiduesve në lëkurë.

Trajtimi nga jashtë brenda: Kombino sheqerin me lëng limoni me gjithë pulp dhe hedh ca vaj ulliri e lëre ashtu të pushoj për 30 minuta për të krijuar skrub (pastrues shtëpiak). Fërko bërrylat, kyçet e këmbëve dhe gjunjët për ti larguar ato tharjet e lëkurës.

 

Komento