HomeUshqim Dobitë shëndetësore të frutave “unike”në Ushqim Boronica: përmirëson elasticitetin a arterieve dhe nuk lejon krijimin e pllakave arteriale; është demonstruar efektive në përmirësimin e shikimit natën dhe, në përgjithësi, në përmirësimin e shëndetit të syve. Studime të fundit tregojnë se një nga tipet e boronicës përmirëson aftësitë motore të organizmit dhe funksionet mendore. Shega: fruti me përmbajtjen më të lartë të anti-oksidantëve. Studimet tregojnë se ka tre herë më tepër fuqi anti-oksiduese në raport me çajin e gjelbër dhe verën e kuqe. Qershia: përmirëson aktivitetin e organizmit në përgjithësi; cilësi të shumta anti-inflamatore. Përmirëson gjumin e natës në sajë të përbërësit të quajtur melatonin, i cili ndihmon në rregullimin e cikleve të gjumit. Mjedra: burim i pasur i vitaminës C dhe manganit; mbështet funksionet e sistemit imunitar dhe mbron indet e organizmit. Është i njohur si frut me indeks glicemik të ulët, çka bën që konsumi i mjedrës të ketë impakt shumë të vogël mbi nivelin e glukozës në gjak. Kranberi: promovon shëndetin e traktit urinar dhe është i efektshëm ndaj infeksioneve urinare. Manaferra: përmban sasi të larta të fitoestrogjeneve, çka ndihmon në lehtësimin e simpromave të sindromit paramenstrual dhe menopauzës. Ngjyra e errët i dedikohet përmbajtjes së pigmenteve antocianine (anthocyanin) që kanë efekt në nxitjen e një përgjigje inflamatore të shëndetshme. PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla të ndryshme Meshkuj, këto gjëra nuk i keni ditur për femrat! Femrat dhe meshkujt gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë probleme në lidhje më mënyrën si i shohin …
në Këshilla të ndryshme Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni …
në Këshilla Seksuale Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat! Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin ose duan të rrisin performancën e tyre seksuale, duhet të …