Domatja ua mbron lëkurën

Domatja ua mbron lëkurën

Më mirë domate, sesa kremra për të ushqyer fytyrën tuaj? Po, sipas shkencëtarëve britanikë të Universitetit të Njukastellit. Sepse sipas tyre, domatja përmban në fakt substanca të çmuara, që mund ta mbajnë të re lëkurën tuaj dhe madje, ta mbrojnë atë prej djegies nga dielli.

Në këtë mënyrë, sipas tyre, fryti i kuq është një alternativë e vlefshme natyrore, por dhe ekonomike, për të mënjanuar kozmetikën e shtrenjtë dhe produktet e kushtueshme të bukurisë për shëndetin e lëkurës.

Domatet kanë shoqëruar gjithmonë dietat verore, të përbërë nga ushqime të freskëta, të shijshme dhe me vlera. Ngrënë në sallata apo në formë salce, çdo mënyrë që e sugjeron domaten, mbetet aleate e vlefshme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës suaj.

Kjo pasi, në thelb të saj përmbahet lycopene, një antioksidant i fuqishëm. I cili shërben jo vetëm për të parandaluar sëmundjet e plakjes dhe ato të sistemit kardiovaskular, por, siç u përmend, e mbron lëkurën edhe nga sulmet e jashtme, të tilla si rrezet e dëmshme UV.

Komento