Doni të bini në peshë? Provojini këto stile

4

4Shumë betohen se do të nisin palestrën për të humbur disa kilogramë. Pranvera është në prag dhe shumë shpejt do t’ju duhet që të tregoni format e trupit. Por, kilogramët që mund të keni marrë këtë dimër nuk rrëzohen kollaj.

Një nga ato gjëra që ju ndihmon në fakt mund të jetë marrëdhënia me partnerin. Nuk ju kishte shkuar ndër mend, por ja disa këshilla se si mund të kthehet seksi në një sport që ju ndihmon për të djegur kalori, por edhe për të forcuar muskujt e këmbëve, të barkut, apo edhe të vitheve.

Pozicionet

Në këmbë

Nëse ky pozicion nuk ofron komoditetin e të ndenjurit shtrirë, atëherë do të thotë se mund t’ju ndihmojë për të humbur më shumë energji, por edhe për të forcuar muskujt, që në këtë rast përfshin thuajse shumicën e tyre.

Femra në pozicionin sipër

Është rasti klasik, kur femra është sipër dhe e bën këtë një pozicion të favorshëm për stërvitjen e muskujve të barkut dhe të vitheve.

Pozicion ‘misionari’

Në këtë pozicion lëvizjet mundësojnë kontraktimin e muskujve të barkut, por ajo që është e rëndësishme është zgjatja e raportit dhe thellimi i rezultateve në të gjithë muskujt.

Komento