Doni të kthjelleni më shpejt? Pini lëng domatesh

Doni të kthjelleni më shpejt? Pini lëng domatesh

Njerëzit të cilët kanë pirë lëng domatesh kanë pasur 3 herë më pak alkool në gjak dhe janë kthjellur para vullnetarëve që kanë pirë ujë të zakonshëm pas dehjes.

Edhe pse ilaç konkret kundër dehjes ende nuk ka, shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se si lëngu i domates mund të përshpejtojë shërimin nga alkooli duke neutralizuar ndikimin e tij.

Hulumtuesit nga kompania Asahi dhe Kagome eksperimentin e kanë kryer ashtu që vullnetarëve pas pirjes së një decilitri alkool u kanë dhënë të pinë 480 mililitra lëng të domates dhe sasinë e njëjtë të ujit të zakonshëm.

Rezultatet e studimet kanë treguar që alkooli në gjak pas konsumimit të lëngut të domateve ishte tri herë më i vogël se pas pirjes së ujit. Po ashtu, vullnetarët me ndihmën e lëngut të domates janë kthjellur tërësisht 50 minuta më herët se sa kur kanë konsumuar vetëm ujë.

Shkencëtarët thonë që lëngu i domates nxit punën e mëlçisë dhe ajo në mënyrë të shtuar sekreton enzimat që përballen me alkoolin dhe toksinat tjerë në organizëm dhe kjo ka si pasojë kthjelljen e përshpejtuar.

Prandaj, nëse rastësisht gjendeni në delirium alkoolik por jeni të kthjellët për të kontrolluar gjymtyrët, përgatisni lëng domatesh të freskëta për t’u kthjellur sa më shpejt.

Komento