Home » Ushqim » Drithërat integrale, ushqim shumë i shëndetshëm

Drithërat integrale, ushqim shumë i shëndetshëm

Duke hequr dorë nga përdorimi i kokrrës së plotë të drithërave dhe orientimi kah buka e bardhë ka bërë që njeriu gradualisht të heqë dorë nga konsumimi i drithërave të tjera përpos grurit, duke përfshirë edhe misrin.

Vetitë e dobishme të grurit

Gruri integral rritë imunitetin, përshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, është efikas kundër lodhjes dhe disponimit të keq, rregullon tretjen, shëron alergjinë dhe ndezjen e lëkurës, si dhe është i dobishëm te sëmundjet e zemrës.

Gruri përmban proteina deri në 70%, kurse sasia e yndyrave dhe karbohidrateve është simbolike. Tretet lehtë dhe asimilohet shpejt, prandaj iu preferohet sportistëve dhe fëmijëve.

Vetitë shëruese të thekrës

Thekra është një drithë, i cili me shekuj ka garuar me grurin në prodhimin e bukës edhe pse sot gruri është dominues. Thekra është më e ngjashmja ndaj grurit.

Thekra përmban 74% karbohidrate, 9,3% proteina dhe 1,8% yndyrë. Përmban edhe vitaminë B. Buka e thekrës preferohet të përdoret kundër diabetit, anemisë, te vështirësitë në klimaks, te kapsllëku, si dhe për përmirësimin e sistemit nervor.

Vetitë shëruese të elbit

Elbi pa të drejtë konsiderohet ushqim i të varfërve. Sipas vlerave biologjike, elbi është më i shëndetshëm se gruri, sepse ka veti të mëdha shëruese. Është njëri ndër drithërat më të vjetra. Elbi përmban 35% të thartirave të pangopura yndyrore, të cilat ulin kolesterolin në gjak. Elbi përmban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8% yndyrë, por është i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Elbi ulë kolesterolin, forcon organizmin, është efikas kundër plakjes, kundër sëmundjeve të enëve të gjakut, reumës, dhembjes së lukthit dhe fytit.

Vetitë e dobishme të tërshërës

Tërshëra është drithi më i dobishëm. Por, më shumë përdoret si ushqim i kafshëve. Kohëve të fundit në treg mund të gjenden flluskat (flakes) e tërshërës, të cilat janë tepër të dobishme. Për shkak të përmbajtjes së pasur me minerale dhe vitamina, tërshëra më shumë mund të konsiderohet ilaç, sesa ushqim. Përmban më shumë se 20 aminoacide esenciale. Tërshëra pastron gjakun, është i dobishëm kundër sëmundjes së sheqerit, i bën mirë mëlçisë, vezorëve, mitrës. Është efikas kundër kariesit.

Vetitë e mira të misrit

Misri ka prejardhjen nga Meksika. Misri është bima e vetme së cilës deri sot nuk i është gjetur varianti i egër. Kokrra e misrit është e pasur me karbohidrate, amidon, sheqer dhe proteina. Misri përmban shumë vitamina dhe minerale. Misri ul shtypjen e lartë të gjakut, është i dobishëm te sëmundjet e enëve të gjakut, kundër diabetit, largon gurin në veshkë, është i dobishëm kundër rakitit, dhembjes së shpinës, sëmundjeve të mushkërive etj.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress