Duar të buta në muajt e ftohtë

duart

Duart kanë shumë pak gjëndra të djersës, prandaj janë të prira që të thahen. Përveç kësaj, puna e vazhdueshme i bën ato të jenë më të ekspozuara dhe njëkohësisht i kushtojmë më pak vëmendje kujdesit ndaj tyre.

Shpeshherë fillimi dhe fundi i kujdesit ndaj duarve është vendosja e kremrave hidratuese pas larjes, por me kujdes të thjeshtë natyror, mund të bëjmë që duart të shkëlqejnë ashtu siç e meritojnë.

Në preparatin për larjen e enëve qitni pakëz vaj bajameje.

Qelizat e vdekura të lëkurës mund t’i largoni me piling të përgatitur nga kripa e detit dhe limoni.

Pilingun mund ta bëni edhe nga dy lugë sheqeri të përzier me vaj (ulliri, luledielli, për fëmijë…).

Duart lani me ujë të ngrohtë dhe pastaj fshini mirë. Derisa lëkura është ende e njomë, vendosni përgatitjen e bërë nga një lugë mjalti dhe një lugë vaj ulliri. Në duar vishni dorëza plastike dhe mbi to dorëza pambuku dhe mbani ashtu për një orë.

Në qumështin e ngrohur zhytni duart për pesë minuta (në këtë mënyrë do t’i forconi thonjtë dhe do ta hidratoni lëkurën)

Komento