Duhani dëmton lëkurën

Duhani dëmton lëkurën

Duhani dëmton lëkurënDuhani dëmton lëkurën

Lajmi i fundit ka të bëjë me konfirmimin që nikotina sjell tek gratë një formë të veçantë aknesh, e vështirë për t’u kuruar, e quajtur nga dermatologët Akne Komedogjene Pas Adoleshencës( CPAA).
Studimi është i Institutit Dermatologjik San Galliaco i Romës, studiuesit e të cilit, kanë saktësuar që dëmet e shkaktuara nga kjo lloj akne janë të përhapura në fytyrë në mënyrë aq të madhe, sa të ketë një impakt psikofizik të rëndësishëm mbi gratë. Dermatologët kanë analizuar 226 gra të prekura nga aknet, në moshë nga 25-50 vjeçare: CPAA është ndeshur në 85% të personave të ekzaminuara, ndër të cilat 71, 4% pinë duhan. Është më se e qartë lidhja e ngushtë midis duhanit dhe aknes CPAA.
Lidhja midis aknes në moshë të pjekur dhe duhanit nuk është një zbulim i kohëve të fundit: studimi i ekipit të dermatologëve të San Gallicano konfirmon një të vërtetë shkencore, të ekzaminuar tashmë në të kaluarën mbi një kampion prej 1000 grash në moshë pas adoleshence, nga 25-50 vjeç. Aknet e moshës së rritur të lidhura me duhanin karakterizohen nga shumë dëmtime komedogjene ( me pika të zeza), të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë fytyrën dhe jo në pjesën e poshtme të fytyrës dhe të qafës siç mendohej në të shkuarën. Në ndryshim me aknen e adoleshentëve, nuk janë me qelb dhe të inflamuara.
Studimi ka bërë një dallim midis grave të prekura nga aknet në rini dhe atyre që i kanë ndeshur mbas moshës 25 vjeçare. Në rastin e parë, ato që pinë duhan përfaqësojnë 65% të personave, kurse në rastin e dytë përqindja e grave rritet në 83.3%. Kjo mund të tregojë rolin e tymit të duhanit në shfaqjen e akneve në moshë të rritur. Njihen prej kohësh fakti që, efektet hiperkeratinizuese ( pikat e zeza në fytyrë) të tymit të duhanit janë të lidhura me vetitë ngushtuese të enëve të gjakut dhe antiinflamuese të nikotinës, gjë që shpjegon natyrën e dëmtimeve karakteristike me pika të zeza të akneve pas adoleshencës.
Si konkluzion, nuk do të lodhemi kurrë duke ju thënë: për të pasur një lëkurë të bukur, MOS PINI DUHAN !

Burimi: Living.al

Komento