Duhani dhe mbipesha

Duhani dhe mbipesha

Duhani dhe mbipeshaJetëgjatësia ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e pakësimit të pirjes së duhanit. Por, shtimi i rasteve të mbipeshës trupore ka gjasa të kërcënojë këtë përparim në fushën e jetëgjatësisë.

Pirja e duhanit është ulur 20 për qind – që do të thotë më pak sëmundje të zemrës, më pak raste të kancerit, dhe një jetë më të gjatë.

Por, në të njëjtën kohë, rastet e mbipeshës trupore janë rritur 48 për qind, dhe, sipas studimit të kryer nga ekspertët pranë universitetit të Harvardit, ky shtim i rasteve të mbipeshës mund të ulë përfitimet e arritura si rrjedhim i pakësimit të pirjes së duhanit.

Sipas vlerësimeve shkencore, një i ri, tipik 18-vjeçar, do të përfitonte një shtim jetëgjatësie prej 4 muajsh nga viti 2005 deri më 2020, nëse nuk pi duhan, por do të jetonte një vit më pak nëse është me mbipeshë. Studimi parashikon se përmirësimet në trajtimin mjekësor do të vazhdojnë të ndikojnë në shtimin e jetëgjatësisë, por këto përmirësime do të ndjehen pak si pasojë e shtimit të rasteve të mbipeshës.

Ekspertë të tjerë thonë se pasojat negative të mbipeshës do të ndihen veçanërisht në cilësinë e jetesës. Njerëzit me peshë të tepërt kanë shkallë më të lartë të aftësive të kufizuara. Ata preken më shpesh nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës – çrregullime që i bëjnë ata të sëmuren në moshë të re dhe t’i kalojnë jetën në varësi të ilaçeve.

Komento