Duhanxhinjtë dhe çrregullimi i gjumit

Duhanxhinjtë dhe çrregullimi i gjumit

Sipas një studimi gjerman, në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 2.000 vullnetarë, duhanxhinjtë flenë më pak, e gjumi i tyre është më i parehatshëm në krahasim me jo-duhanxhinjtë.

Në bazë të rezultateve të botuara në revistën “Addiction Biology”, është vërtetuar se nga më shumë se 1.100 duhanxhinj, 17% e tyre flenë më pak se gjashtë orë. Rreth 28% e tyre ishin ankuar se bëjnë një gjumë të çrregulluar, përkatësisht vuajnë nga pagjumësia.

“Hulumtimi tregon çrregullim të gjumit tek duhanxhinjtë në krahasim me ata persona që nuk e konsumojnë duhanin”, thonë autorët e hulumtimit. Si faktorë relevantë të rrezikut janë mosha, pesha trupore dhe konsumimi i alkoolit.

Nga hulumtimi nuk mund të caktohet qartë nëse konsumimi i duhanit në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në gjumë, sepse duhanxhinjtë mund të kenë edhe shprehi të tjera që ndikojnë në shtrat, si shikimi i tepërt i televizorit apo mungesa e ushtrimeve.

“Kor konsumoni duhanin do të keni pengesa në gjumë, kjo është një arsye më shumë të ndaloni së konsumuari nikotinë” ,thotë shkencëtari gjerman Kohrs, bashkautor i hulumtimit.

Komento