A duhet ta zgjojmë beben për t’i dhënë qumësht?

1

1Si duhet të sillemi?

Disa të porsalindur qëndrojnë 20 orë në gjumë, dhe disa të tjerë 14, duke bërë që kjo kohë të shkurtohet edhe më shumë me rritjen e fëmijës. Në muajin e 3-të fëmija mund të flejë 5-6 orë pa ndërprerje, dhe në kohëzgjatjen e gjumit mund të ndikojnë:

Qumështi artificial i cili është i ndryshëm nga ai nënës dhe për pasojë bën që fëmija të ndihet më gjatë i ngopur. Fëmija që ushqehet me këtë qumësht nuk duhet zgjuar për t’u ushqyer në mënyrë që të mos mbingarohet me ushqim.

Fëmija që pi qumësht gjiri me biberon nuk duhet të lihet pa pirë për më shumë se 6 orë (gjatë natës). Ai duhet ushqyer për të paktën 6 herë në ditë, kështu që normalisht duhet zgjuar edhe gjatë natës.

Fëmija që pi gji duhet të zgjohet për të pirë rreth 10-12 herë në ditë.

Komento