Duke i injoruar këto gabime i dëmtoni rrobat tuaja

2

2Që rrobat tuaja të duken gjithmonë bukur dhe të shkëlqejnë nga pastërtia, gjëja e parë që duhet të bëni, është t’i lani siç duhet. Ne do t’ju parapërgatitim, duke ju rrëfyer disa nga problemet më të rëndomta, që dëmtojnë veshjet tuaja.

1. Grupim i papërshtatshëm i rrobave

Përveç ngjyrës që duhet marrë në konsideratë, materiali i tekstilit është gjithashtu diçka që meriton vëmendje. Për shembull, copërat që përmbajnë një lloj pushi apo leshi, duhen larë gjithmonë vaçantë. Gjithashtu, peshqirët nuk duhet të miksohen asnjëherë me materiale sintetike.

2. Luftimi i njollave në mënyrë të gabuar

Mos u çudisni nga vrima e re që është shfaqur në copën tuaj, nëse jeni mësuar që t’i fërkoni dhe t’i mëshoni fort pjesët e njollosura. Edhe njollat duhen pastruar me kujdes. Për të parandaluar gërryerjen e materialit, ju këshillojmë që të vendosni një copë të bardhë e të pastër mbi pjesën e njollosur dhe lëreni të regjet për pak kohë.

3. Përdorimi i tepërt i pluhurit larës

Kjo mund të shkaktojë shumë shkumë, e cila mund të çojë në grumbullimin e papastërtive në disa pjesë specifike të bluzave, si p.sh në jaka. Në këtë mënyrë, rrobat do të ndoten akoma më shumë, dhe shpëlarja do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur.

4. Nuk u kushtoni rëndësi zinxhirëve

Zinxhirët duhet të jenë të mbyllur përpara se rrobat të futen në lavariçe, sepse dhëmbët e zinxhirit mund të dëmtojnë copat e tjera fare lehtësisht.

5. Përdorimi i një cikli të vetëm larjeje për jastëkët dhe batanijet

Nëse i lani jastëkët me pupla dhe kuvertat në lavatriçe, zgjidhni gjithmonë proces me dy cikle para larje+ larje, pasi puplat mund ta thithin shkumën, duke e lënë brenda jastëkut.

6. Përdorimi i zbutësit edhe kur lajmë peshqirët

Kimikatet në përbërje të zbutësit reduktojnë aftësinë përthithëse të materialeve. Ndaj, më mirë mos përdorni zbutës për shpëlarjen e peshqirëve.

7. Rroba Sportive

Për të parandaluar rrobat fëshe që të humbasin formën e tyre, vendosni 3 topa tenisi brenda në lavatriçe. Ndihmojnë që të mos humbasë struktura e fibrave dhe të hiqni qafe shkumën e tepërt.

8. Lajmë shumë rroba njëherësh

Asnjëherë nuk duhet ta tejngopni lavatriçen, pasi kjo mund të çojë në dëmtime serioze. Respektoni kapacitetin e saj.

Komento