Durresi, nje nga top-destinacionet e reja turistike (Globe Mail)

Durresi, nje nga top-destinacionet e reja turistike (Globe Mail)

Gazeta kanadeze ka përpiluar një liste te destinacioneve kryesore për këtë vit, duke përfshirë edhe qytetin tonë bregdetar.

Durres (Shqiperi)
Këtu është zgjedhja juaj e duhur, për të shikuar rezortet e plazhit të detit Adriatik, që për vite të tëra kanë qenë nën mbikëqyrjen e elitës së vendit. Qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë është pikë mjaft e dobishme për ture përgjatë bregdetit dhe nëpër kështjella.

Ishulli Kangaroo (Australi)
Zakonishtë i vizituar me një udhëtim brenda ditës nga Adelaide, ishulli i jugut të Australisë me siguri do të jetë rezidencë ankorimi anijesh përgjatë bregdetit, për vështrimin e zogjve, vëzhgimin e rezidencave të kolonive të vjetra dhe, natyrisht, për takime të afërta me kangurët.

Klaipeda (Lithuania)
Ky port dhe rezort në Detin Balltik, ka qenë i kontrolluar nga Fisnikë Gjermanë, Duka i Prusisë, Mbretëria e Prusisë, nga Perandoria e Tretë si dhe nga Bashkimi Sovjetik. Ndërtesat datojnë në shekullin e 13-të.

Lome (Togo)
Veç ndërtesave koloniale dhe tregut aktiv, Togo e vogël është një farë “tregu fetish”, që shet mjetet e punimet tradicionale, për ata që do të donin të kishin probleme me agjentët doganore.

Mgarr (Malta)
Vendi i peshkimit në lindje të ishullit më pak të njohur maltez të Gozos ka një histori 250- vjeçare, falë ndërtimit nga Fisnikët e St.John. Është i qetë dhe ka ndryshuar pak, sepse ka qenë jashtë rrugëve turistike të zakonshme.

Petersburg (Alaska)
Petersburg e ka zanafillën në vitin e largët 1890, si një fabrikë konservimi në një ishull përgjatë Kalimit të Brendshëm të Alaskës dhe është ende një zonë e parrahur nga njerëz. Aty ka një flotë anijesh që peshkojnë salomon, si dhe guida për admirimin e arinjve.

Qaqortoq (Grinland)
Thjesht ajri i pacenuar është një tërheqje e këtij komuniteti prej rreth 3,000 vetësh në Grinlandën e Jugut. Bëhet fjalë për një përvojë në kulturën Inuite, me artin dhe vepra artizanale, peshkim, udhëtim me slitë qensh, vozitje dhe vëzhgim balenash.

Xiamen (Kinë)
Një nga megapolet e rritura shpejt, por jo fort të njohura në Kinë. Qyteti i njohur edhe si Amoy (popullatë 3.5 milionë) ka tregje përgjatë rrugëve dhe galeri të shumta me vepra artizanale e piktura në vaj./ikub/

Komento