Dush me mjaltë

Dush me mjaltë

Mënyra më e mirë për t’u relaksuar pas një ditë të lodhshme pune dhe për të eliminuar çdo tension, fshihet pas një banje relaksuese.

Për këtë, mjafton të përzieni tre lugë kanellë, dy me mjaltë e tri pika esencë livandoje. Pasi t’i përzieni mirë, fërkoni trupin me masën për të paktën 5 minuta.

Mos harroni që trupin duhet ta shpëlani me ujë të vakët, në mënyrë që maska të mos fshihet totalisht. Do të shihni se përveçse do të keni një lëkurë të lëmuar, do t’ju ndihmojë të çlodheni.

Komento