Dy gota lëng qershie në ditë!

4
4Ata që kanë problem me gjumin dhe zgjimin, tashmë mund të provojnë një zgjidhje të re.Një gotë me lëng qershie në mëngjes dhe në mbrëmje mund të ndihmojë njerëzit të flenë më mirë, sipas një raporti të ri.Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Louisiana-së në SHBA,  në një studim të bërë kanë konstatuar se konsumimi i lëngut të qershisë dy herë në ditë për dy javë, i ka ndihmuar personat e përfshirë në studim në rritjen e kohës së fjetjes me 90 minuta, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar lëng qershie. “Lëngu i qershisë është një burim natyral i hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit”, tha bashkëautori i studimit, Frank Greenway.

Këto rezultate u prezantuan në takimin vjetor të shoqërisë amerikane lidhur me ushqyerjen, në San Diego.

Komento