Dy gota qumësht në ditë për të rënë nga pesha

Dy gota qumësht në ditë për të rënë nga pesha

Jeni në dietë? Mos hiqni dorë nga qumështi duke menduar se ka shumë kalori, sepse vetëm pirja e rregullt e tij mund t’ju bëjë që të bini më kollaj nga pesha.

Ky është konkluzioni i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, sipas të cilit, kush pi mesatarisht dy gota qumësht në ditë për dy vjet humb 5 kilogramë e gjysmë më shumë krahasuar me ata që nuk konsumojnë qumësht apo prodhimet e tij.

Të dhënat erdhën pasi një grup kërkuesish izraelitë morën nën vëzhgim 300 burra dhe gra mbipeshë duke i vënë për dy vjet në një dietë me përbërje yndyrnash, në një dietë mesdhetare apo në një regjim me pak karbohidrate.

U pa se ata persona që kishin në dietë sasi më të madhe kalciumi pas dy vjetësh kishin humbur 5 kilogramë e gjysmë më shumë se sa të tjerët./tch/

Komento