Dy maska hidratuese te dobishme per fytyren

Dy maska hidratuese te dobishme per fytyren

Lëkura e irrituar ose e dëmtuar mund të trajtohet me çmim të ulët, në mënyrë të sigurt dhe të lehtë me produkte që ju mund t’i keni në shtëpi.

Ndryshe nga produktet komerciale të cilat shpesh përmbajnë kimikate ose aroma artificiale, maskat e bëra në kushte shtëpie janë shumë të sigurta dhe shumë ushqyese për lëkurën tuaj.

Maskat që do të sjellim më poshtë janë shumë të rëndësishme për lëkurën tuaj, pasi e zbusin dhe e mbajnë atë në mënyrë natyrale.

Maskë me mjaltë, kos, vezë

Kjo maskë hidraton lëkurën, ushqen dhe e pastron atë nga qelizat e vdekura.

Përbërësit:

1 lugë e vogël mjaltë

1 lugë e vogël kos natyral

1 e bardhë veze

Përgatitja:

Përzieni mjaltin kosin dhe vezën në një tas të vogël. Pasi të jeni siguruar se keni marrë një masë homogjenë, vëreni në fytyrë.

Maskën mbajeni për 15 minuta.

Shpërlajeni me ujë të ngrohtë për ta hequr.

Maskë me qumësht, e bardhë veze, avokado

Përgatitja:

Rrihet e bardha e vezës lehtë. Shtohet ½ filxhan qumësht dhe 1 lugë gjelle pure avokado. Përzihet me një pirun derisa të marrim një masë homogjene, pastaj e aplikojmë në fytyrë.

Maskën e mbajmë 15 minuta.

Në fund e shpërlajmë me ujë të ngrohtë.

2 Comments

  1. sa here ne jave eshte e keshillueshme te perdoren keto maska? un te paren ka raste qe e perdor edhe dy here ne dite dhe nuk me ka shfaqur ndonje problem nga perdorimi i shpeshte i saj

  2. nuk po e di qka osht avokado

Komento