Dyzetvjeçarët të pakënaqur me jetën seksuale

Dyzetvjeçarët të pakënaqur me jetën seksuale

Rreth 72% e të anketuarve meshkuj më të moshuar se 45 vjet kanë pranuar se ëndërrojnë për seks me personin që nuk është partner i tyre, derisa të njëjtën gjë është parë se e bëjnë 48% të grave.

Shumica e të anketuarve kanë pranuar se kanë mësuar çdo gjë që është e nevojshme për seksin, kurse është parë se femrat kanë një vetëbesim më të lartë sesa meshkujt.

Personat në të dyzetat e jetës së tyre janë më të pakënaqurit me jetën e tyre seksuale, thonë shkencëtarët amerikanë.

Rreth 24% e të të anketuarve të moshës nga 45 deri 65 vjet, kanë pranuar se janë të pakënaqur me jetën e tyre seksuale. Sa për krahasim, pakënaqësi të njëjtë kanë treguar edhe 12% e të anketuarve të moshës nga 18 deri 29 vjet dhe 20% të atyre prej 30 deri 44 vjet.

Rreth 56% e femrave në të dyzetat kanë pranuar se, në atë moshë, u është ulur epshi seksual, derisa një gjë të tillë është pranuar nga 46% e meshkujve.

Rreth 72% e të anketuarve meshkuj më të moshuar se 45 vjet kanë pranuar se ëndërrojnë për seks me personin që nuk është partner i tyre, derisa të njëjtën gjë është parë se e bëjnë 48% të grave.

Përpos kësaj, meshkujt e kësaj grupmoshe janë ankuar se partnerja e tyre nuk do që të kenë seks aq shpesh, sa kërkojnë ata, derisa i njëjti problem është parë se mundon 13% të femrave të të njëjtës grupmoshë.