E-coli i ri rezistues në ilaçe?

E-coli i ri rezistues në ilaçe?

Cistitis është infeksioni i traktit urinar të cilin më së shpeshti e nxit bakteri. Gati çdo e dyta femër sëmuret nga kjo në një moment të jetës së saj.

Kur ka vënë re simptomat e para të sëmundjes, Marie Corman (36) ka menduar që do ta ketë lehtë për ta hequr qafe me ndihmën e antibiotikëve, sikurse edhe para disa vitesh. Megjithatë, terapia nuk ka vepruar, ndërsa simptomat janë kthyer vetëm disa javë më pas. Ka marrë dozë të re të antibiotikëve, por dukej që nuk ka përmirësime.

I është lajmëruar specialistes e cila ka izoluar dhe identifikuar bakterin – llojin e E. coli rezistues në shumë antibiotikë të zakonshëm që përdoren për shërimin e tij.

Shumë njerëz rezistencën në antibiotikë e lidhin me bakterin vdekjeprurëse spitalor, të ashtuquajtur stafilokok të artë (Methicillin-resistant Staphylococcus aureus – MRSA).

Megjithatë, bakteret rezistuese ekzistojnë edhe jashtë spitaleve dhe mund të vështirësojnë shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Marie është dashur t’u nënshtrohet testimeve të mëtejshme klinike, sepse ekzistonte probabiliteti që infeksioni ka prekur fshikëzën. U zbulua që në baktere vepron vetëm një lloj jashtëzakonisht i fortë i penicilinës të cilin është dashur ta marrë direkt në venë. Ka kaluar 10 ditë në spital duke marrë infuzion tri herë në ditë.

Infeksionet urinare nuk janë të vetmet që mund të jenë rezistuese në antibiotikë. Janë shfaqur shumë raste të inflamacioneve rezistuese të mushkërive, ndërsa në Japoni është shfaqur forma e gonorresë që nuk reagon në asnjë ilaç të njohur.

“Kemi zbuluar që ilaçet kundër inflamacioneve në bazë aspirine, si dhe kortikosteriodet munden në mënyrë shumë të suksesshme të shërojnë simptomat e etheve, dhimbjeve dhe infalamcionit. Qasja tjetër është higjiena më e mirë, ajo mund të parandalojë përhapjen e infeksioneve”, ka thënë dr. Yoon Loke.

Komento