Ecja ju bën të jetoni më gjatë

Ecja ju bën të jetoni më gjatë

Ecja ju bën të jetoni më gjatëShkëmbimi i dy minutave ulur me të ecurën, mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. Këtë e tregon një studim i ri.

Shkencëtarët thonë se të qëndruarit në këmbë në vend se ulur për dy minuta çdo orë, nuk ka ndonjë benefit, por këmbimi i kohës ulur me aktivitete të lehta, si ecje apo punë shtëpie, ka një ndikim shumë të madh.

Drejtuesi i studimit, prof. Srinivasan Beddhu, shprehet: “Është mahnitëse që të shohësh rezultatet sepse vëmendja aktuale është e përqendruar në aktivitetin e shumtë ose të moderuar. Të shohësh se edhe aktivitetet shumë të lehta shoqërohen me ulje të vdekshmërisë, është intriguese”.

Bazuar në rezultatet, këshillohen dy minuta ecje çdo orë, bashkë me aktivitetet e tjera normale, çka duhet të përfshijë edhe dy orë e gjysmë ushtrime të moderuara çdo javë.

Profesor Beddhu shpjegon se ushtrimet e moderuara forcojnë zemrën, muskujt dhe kockat, pasi përfitimet shëndetësore nuk mund të merren vetëm duke ecur.

Komento