Efektet e vitamines K ne organizem

Personat te cilet me ane te ushqimin fusin ne organizem sasi me te medha te vitamines K kane gjasa me te pakta per t’u prekur nga diabeti i tipit 2, bejne te ditur shkencetaret holandez nga Universiteti i Utrecht.

Pasi kane percjelle per 10 vite me shume se 38 mije persona, hulumtuesit kane llogaritur se konsumimi i rritur i vitamines K eshte i lidhur me gjasa 20% me te pakta per diabetin e llojit 2.

Sic shkruan revista Diabetes Care, faktoret me te rendesishem te rrezikut per diabetin jane mosha e shtyre, mbipesha, trashegimia familjare e semundjes dhe prejardhja etnike.

Vitamina K ne natyre eshte e pranishme ne dy forma, K1 e cila gjendet ne perimet e gjelbra dhe K2 e cila gjendet ne mish, djathe dhe veze.

Shkencetaret thone se eshte pikerisht K2 ajo e cila ka ndikim me te shprehur ne uljen e gjasave per prekje nga diabeti.

Komento