Ekspertët e fitnesit këshillojnë: Si të mos shtoni kilogramë gjatë festave

Ekspertët e fitnesit këshillojnë: Si të mos shtoni kilogramë gjatë festave

Festat janë “zona e kuqe” për kilogramët. Rreziqet shfaqen nga të gjitha anët, por ju zgjidheni me kujdes menynë tuaj për të mos e ndryshuar numrin e konfeksionit.

Ju shpalosim disa nga këshillat e ekspertëve të njohur që kujdesen për linjat e yjeve të famshme, në mënyrë që të mos e teproni me kaloritë.

 

Bobi Strom (trajneri i Xhesika Bil, Britni Spirs, Blejk Lajvli)

Darka e vitit të ri apo dreka festive është vetëm një shujtë. Qeraseni veten tuaj, por përqendrohuni në vetëm atë shujtë. Prodhoni prodhimet vendore dhe sidomos ëmbëlsirat. Posedojnë kalori jo të dëmshme, por mos e teproni me ushqimet e grimcuara dhe çipsat.

Harli Pasternak (trajner i Ledi Gagës, Megan Foks, Keti Peri dhe Rihanës)

Parkoni së paku tri blloqe larg vendit ku e keni të caktuar darkën. Mos mbushni pjatat me shumë ushqime, më mirë që një pjesë e tyre të jetë e zbrazët. Me qëllim vishni fustan, pantallona, bluzë të ngushtë, e cila nëse konsumoni tepër ushqime do të vërehet përnjëherë.

 

Mendi Ingber (instruktor i jogës për Xhenifer Aniston dhe Helen Hant)

Fshehtësia ime është që të konsumojmë vetëm prodhime vendore. Kjo në mënyrë automatike eliminon zgjedhjen e gjellëve dhe ushqimeve, tkurr zgjedhjen dhe kursen kaloritë.

 

Bernard Kopola (trajner i Metju Morison)

Kënaquni gjatë ditëve të festës, por që nga mëngjesi i ardhshëm kthejuni shprehive të shëndosha. Në pyetje është psikologjia e qartë. Krejt në rregull është nëse për pak i lëvizni kufijtë, por kuptojeni se ky nuk është stili juaj.

 

Andrea Oibek (këshilltar fitnesi për Hajdi Klum)

Modifikojeni menynë. Në vend të ushqimeve të rënda dhe me kalori, përdorni jogurt, limon dhe ajkë.

Komento