Ekspertët tregojnë cili është çelësi për një orgazmë më të mirë

6
6Orgazma mund të duket si një mister, por ekspertët së fundmi kanë zbuluar se ritmi gjatë marrëdhënieve seksuale mund të dërgojë në një gjendje të ndryshuar të trurit, pra – orgazmë.

Neuroshkencëtarët ka shumë kohë që janë munduar të hedhin dritë mbi faktin se si vjen deri tek orgazma dhe tani kanë zbuluar se ritmi ka rëndësi të madhe, transmeton lajmi.net

“Ritmi gjatë marrëdhënieve seksuale është stimulim për të rritur aktivitetin e trurit dhe për të ndezur orgazmën”, është shprehur Adam Safron, studiues.

Sipas tij, në qoftë se stimulimi seksual është mjaftueshëm intensiv dhe zgjatë për një periudhë, atëherë aktiviteti mund të përfshijë gjithë trurin dhe të arrihet orgazma.

Ai beson se ky hulumtim do t’i ndihmojë njerëzit të përjetojnë më mirë përvojat seksuale duke u fokusuar më shumë tek ritmi./lajmi.net

Komento