Eliminoni aknet me lëvore të bananes

Eliminoni aknet me lëvore të bananes

Eliminoni aknet me lëvore të bananesNjë blogere e bukurisë ka ngarkuar një video e cila pretendon se mund të përdorni lëvoren e babanes për të shëruar aknet, një alternativë kjo natyrale dhe më e lirë se produktet e shtrenjta për kujdesin e lëkurës.

Habiba, e cila ka emrin ‘makeupholic_moon’ në Instagram dhe që është nga Los Anxhelos, ka ngarkuar një video të shkurtër në të cilën tregon se si ta përdorni lëkurën e një bananeje të vjetër për lëkurë më të mirë.

E gjitha çfarë ju duhet, thotë ajo, është një lëvore e bananes, transmeton Gazeta Express.

Sipas blogeres, bananet me njolla të zeza janë më të mirat. Sipas videos, e gjitha çfarë duhet të bëni është që thjeshtë ta prisni një copë të vogël nga lëkura e bananes dhe ta fërkoni nga ana e bardhë në zonën e prekur nga aknet në fytyrë.

Më pas lëreni lëvoren në fytyrë për dy orë, e cila gjatë kësaj kohe do të marri ngjyrë të errët. Fërkojeni përsëri lëvoren e njëjtë në akne dhe më pas hiqeni. Mos e lani fytyrën gjatë gjithë natës, deri në mëngjes.

Komento