Epilepsia bëhet problem shëndetësor global

Epilepsia bëhet problem shëndetësor global

Epilepsia është dy herë më e shpeshtë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare se sa në botën e zhvilluar, pohon ekipi ndërkombëtar i hulumtuesve.

Hulumtuesit në revistën “Lancet” kanë publikuar hulumtimin e tyre në të cilin pohojnë që epilepsia duhet të shpallet prioritet shëndetësor global.

Epilepsia është çrregullim i funksioneve të trurit, ndërsa paraqet zbrazje të shpejtë të numrit të madh të neuroneve në tru çka çon deri te sulmet epileptike. Nuk është fjala për sëmundje mentale, por mund të bëhet e tillë pas lëndimit ose dëmtimit të trurit.

Shkencëtarët pohojnë që 85 për qind e të sëmurëve jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare dhe si pasojë e kësaj është shërimi joadekuat i sëmundjes.

“Barra e epilepsisë në ato vende është dyfish më e madhe se sa në vendet me të ardhura më të larta kombëtare. Fatkeqësisht, resurset përgjegjëse për përcaktimin e diagnozës, shërimin dhe përcjelljen e vazhdueshme të epilepsisë në vendet e varfra nuk ekziston”, ka thënë profesor Charles Newton, i cili ka udhëhequr ekipin e hulumtuesve.

Shumë njerëz, shton ai, as që e dinë që çrregullimi mund të kontrollohet me trajtime biomjekësore. Edhe pse në disponim, ilaçet në disa zona të caktuara të largëta as që mund të arrijnë.

“Duke pasur parasysh frekuencën e epilepsisë, ajo duhet të jetë një nga prioritet në shëndetin publik, ndërsa shërimi do të duhej të përmirësohej me të madhe”, ka përfunduar Newton, shkruan BBC.

Komento