Epilepsia, shërim përmes dietës?!

Epilepsia, shërim përmes dietës?!

Epilepsia, shërim përmes dietës?!Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), që shkaktohen pa asnjë arsye e cila mund të parashikohet.

Është një sëmundje e shpeshtë, e cila prodhon kriza periodike. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen. Këto kriza zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme. Epilepsia është sëmundja që prek më shumë fëmijët. Për të folur rreth sëmundjes së epilepsisë, iu drejtuam mjekut Artan Haruni. Në format rezistente të epilepsive, një vëmendje në rritje i kushtohet dhe trajtimit dietetik të epilepsive (Dieta ketogjenike), e cila ka treguar një përmirësim të krizave që sipas studimeve shkojnë nga 40-100% reduktim të krizave.

Çfarë do të thotë të vuash nga epilepsia?

Epilepsia është ndër problemet neurologjike më të shpeshta që haset tek fëmijët. Karakteristikë e saj janë shfaqja e krizave konvulsive të paprovokuara. Kriza konvulsive shkaktohet nga shkarkesa elektrike jonormale që ndodhin në tru. Janë shumë sindroma epileptike që në gjuhën popullore njihen thjesht si epilepsi. Shumë prej tyre fillojnë të hasen qysh në fëmijërinë e hershme. Secila prej tyre ndryshon si nga ana e manifestimit të shenjave klinike, por edhe mjekimit.

Cilat janë disa nga shenjat e saj?

Shenjat tipike të epilepsisë janë kontrakturat e gjymtyrëve, fiksimi i syve, ngurtësimi apo humbja e tonusit të muskulaturës. Krizat konvulsive janë të shumëllojshme. Kriza mund të jetë e lehtë thjesht me një kontrakturë të njërës nga gjymtyrët, si në rastin e krizave parciale apo fiksim i syve për disa sekonda, që shpeshherë nënvleftësohet nga prindërit, pasi mendohet si diçka kalimtare, si në rastin e absencave.

Cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e epilepsisë?

Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të provokojnë sëmundjen, si: temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia. Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë. Ndër krizat konvulsive që hasen më shpesh tek fëmijët, janë ato të provokuara nga temperatura. Këto hasen në 5% të fëmijëve dhe kanë predispozicion gjenetik.

Si mund të parandalohet?

Epilepsia provokohet nga faktorë që shkaktojnë dëmtim të trurit. Një rrugë për ta parandaluar është pikërisht parandalimi i faktorëve që çojnë në këto dëmtime. Për shembull, parandalimi i traumave të kokës. Shpeshherë epilepsia shkaktohet nga keqformimi i trurit te fetusi. Rritja e kujdesit para lindjes dhe zhvillimi i teknologjisë mjekësore bën që këto dëmtime të evidentohen qysh para se fëmija të lindë. Për këtë arsye është e këshillueshme që gratë shtatzëna të kryejnë kontrolle periodike në mënyrë që problemet e fetusit të evidentohen në kohën e duhur dhe të merren masat e nevojshme. Kjo është dhe arsyeja që frekuenca e hasjes së epilepsisë të ketë një tendencë në rënie.

Flitet se kur një person bën krizë konvulsive, duhet t’i hapësh gojën me forcë dhe t’i vësh diçka prej druri në gojë. A duhet bërë ky veprim?

Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës do të ndihmojë shumë njerëz, pasi e ndesh shpesh në praktikën e përditshme. Shoh pacientë që sapo kanë kaluar një krizë dhe persona të afërt që kanë çarë duart e tyre në përpjekje për t’i hapur dhëmbët pacientit, madje i kanë thyer dhe ndonjë dhëmb. Kjo është e gabuar. Nuk duhet bërë një përpjekje e tillë dhe nuk duhet vënë asgjë në gojë. Pacienti duhet të shtrihet, t’i vihet diçka poshtë qafës dhe koka të kthehet paksa anash në mënyrë që të largohen sekrecionet. Përgjithësisht, kriza mund të zgjasë deri në 5 minuta dhe ndalon vetë. Në rast se zgjat më tepër, duhet kërkuar ndihmë.

A mjekohet epilepsia?

Sot ekzistojnë një sërë medikamentesh për trajtimin e epilepsive. Këto mjekime arrijnë të kontrollojnë rreth 20% të epilepsive. Diagnostikimi i sëmundjes në faza të hershme do të bëjë që mjekimi të fillohet në kohë të përshtatshme, si rrjedhojë dhe prognoza e sëmundjes do të jetë më e favorshme. Vonesat në mjekim bëjnë që sëmundja të bëhet rezistente ndaj mjekimeve. Mjekimi jepet në përputhje me llojin e epilepsisë, moshën e pacientit, peshën dhe ndërveprimin me barna që mund të merren për sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Shpesh pacientët e heqin mjekimin me dëshirën e tyre. Kjo është e gabuar, pasi heqja e mjekimit bëhet në mënyrë shumë të ngadalshme sipas skemave të përcaktuara nga mjeku kurues. Në format rezistente të epilepsive një vëmendje në rritje i kushtohet dhe trajtimit dietetik të epilepsive (Dieta Ketogjenike) e cila ka treguar një përmirësim të krizave që sipas studimeve shkojnë nga 40-100% reduktim të krizave. Kjo ka pak vështirësi sidomos në moshën fëminore, pasi fëmija duhet të privohet nga shumë ushqime dhe përparësi i jepet yndyrnave. Por sigurisht fëmija duhet të jetë i monitoruar në mënyrë rigoroze përsa i përket parametrave jetësore. Ne kemi aplikuar rastet e para në Shqipëri me shumë sukses. Kemi disa muaj që e aplikojmë këtë terapi.

A vazhdojnë të marrin ilaçe fëmijët që trajtohen me dietë ketogjenike?

Fëmijët që trajtohen me dietë ketogjenike për 2 vite shkojnë deri në heqje të mjekimit. Që do të thotë këta fëmijë konsiderohen të shëruar plotësisht. Pra, bëhet fjalë për pacientë që kanë vite që mjekohen me më shumë se 2 antiepileptikë njëkohësisht. I jepet fund mjekimit dhe kjo vetëm në sajë të dietës ketogjenike.

A ndodh të dështojë trajtimi me dietë?

Është shumë e rëndësishme që dieta të merret në mënyrë tepër korrekte. Por ka dhe raste të rralla që dieta mund të mos funksionojë për arsye të panjohura dhe në këtë rast e fundit që na mbetet, është kirurgjia e trurit.

Shërimi

A mund të shërohet plotësisht?

Rreth 75% e pacientëve me epilepsi shërohen plotësisht nëse mjekohen me kujdes. Pjesa tjetër mbetet me mjekime për gjithë jetën.

Çfarë këshille do t’u jepnit prindërve?

Prindër, asnjëherë mos e lini fëmijën të notojë vetëm! Asnjëherë mos e lini vetëm në vaskë! Asnjëherë mos e mbyllni derën e banjës nga brenda dhe informoni mësuesin e fizkulturës mbi sëmundjen e fëmijës suaj.

Çfarë ushqimesh duhet të evitojë një pacient me epilepsi?

Kafeina është provokues i krizave konvulsive. Kujdes duhet bërë me çokollatat dhe Coca-Cola te fëmijët.

Evitoni ushqimet me yndyrë, brumrat e ëmbëlsirat

Cilët janë më të rrezikuar, meshkujt apo femrat?

Më të rrezikuara janë femrat. Mund të themi që janë të rrezikuara 2 herë më shumë se meshkujt. Veçanërisht gratë nga mosha 20-60 vjeç.

Cilat janë simptomat?

Ka raste që pacientët diagnostikohen rastësisht, mund të mos kenë asnjë lloj shqetësimi. Thjesht në një ekzaminim ekografie rezulton që pacienti të ketë llum ose gur në tëmth. Ka raste që pacientët vijnë tek ne dhe drejtohen me dhimbje epigastrike. Ata shprehen se janë të sëmurë me stomak. Në këto raste i dërgojmë për të bërë një eko, pasi ne e dimë se shpeshherë gurët e tëmthit shoqërohen me dhimbje epigastrikë. Ka dhe pacientë që vijnë dhe ankohen se pas një ushqimi të rëndë me yndyrna u ka filluar një dhimbje në bark, me të vjella, me ethe, kryesisht në anën e djathtë. Kjo na orienton që pacientin ta dërgojmë për ekzaminime ekografie dhe pjesa më e madhe dalin me gurë në tëmth. Sidomos kur kanë këto simptoma tipike: dhimbje, të vjellja, ethe me të dridhura dhe temperaturë, si dhe urina me ngjyrë të errët. Këto janë shenjat e një infeksioni në tëmth.

Po nëse nuk operohet, cilat janë komplikacionet?

Në përgjithësi sot ekziston bindja që nëse pacienti nuk ka shqetësime dhe është i qetë, nuk ka pse të operohet dhe lihet në ndjekje të vazhdueshme. Sot nëse shikojmë një pacient që ka një gur të madh dhe nuk ka shqetësime, mund të lihet deri në një moment të acarimit, pasi guri i madh zë vend dhe nuk lëviz. Më problem janë gurët e vegjël, sepse gjatë tkurrjes së fshikëzës së tëmthit mund të lëvizë ndonjë gur dhe mund të shfaqë bllokim të rrugëve të tëmthit.

Kur sugjerohet heqja e tëmthit?

Kur pacienti zhvillon kolecistit kronik. Pra, infeksion kronik të tëmthit, muret e tëmthit fillojnë dhe trashen, e humbin elasticitetin dhe nuk tkurren që të bëjnë zbrazjen e tëmthit në kohën që ushqimi bie në stomak dhe në këtë situatë ne e quajmë kolecist të dalë jashtë funksioni dhe rekomandohet të hiqet.

Deri ku mund të shkojë përkeqësimi i situatës nëse neglizhohet?

Përkeqësimi i situatës ndodh në rastet kur bllokohet tëmthi. Nga lëvizjet e gurëve bllokohen rrugët e tëmthit.

Gurët në tëmth, a janë faktorë risku për vdekje?

Në situata të tilla, kur nuk jepet ndihma e shpejtë, nuk ndërhyhet në kohën e duhur, pacienti bie në gjendje kome dhe mund të çojë edhe në vdekje.

Po përdorimi i lëngjeve a mund të ndikojë në shkrirjen e gurëve?

Nëse marrim rastin e gurëve në veshka janë faktor kryesor në shkrirjen e gurëve. Është e vërtetë që në rastin e gurëve në veshka rekomandohet konsumimi sa më shumë i lëngjeve. Në këtë rast nuk kanë një efekt të tillë.

Ushqimi që rekomandohet në këtë rast?

Të sëmurët që kanë gurë në tëmth duhet të evitojnë ushqimet e rënda që nënkupton ushqimet me yndyrë, ëmbëlsirat, brumrat. Duhet të hanë nga pak dhe shpesh në mënyrë që mos të sforcohet tëmthi, sepse ushqimi kur bie në stomak, tretet nga lëngjet e stomakut, lëngjet e tëmthit dhe lëngjet e pankreasit. Sigurisht, duke qenë ushqime të rënda do duhet të punojnë më shumë këto aparate që të tretet ushqimi. Të evitojnë mishrat e dhjamosur.

Shpesh ngatërrohen dhimbjet e ulçerës me gurët në tëmth…

Po, në të gjitha rastet që pacienti ka gurë në tëmth, si rregull i bëhet dhe fribrogastroskopia për të parë stomakun. Nëse ata do të heqin tëmthin, duhet që stomaku të jetë në gjendje të qetë, mos të ketë ulcer, sepse një pacient me ulcer nuk mund të operohet nga tëmthi. Nëse ulcera është në krizë, do e acarojë akoma më tej. Specialistët mund t’i dallojnë kur kemi të bëjmë me gur në tëmth dhe kur me ulcer. Si përfundim janë ekzaminimet ato që e bëjnë diferencën.

Pacientët shpesh thonë që mund t’i qetësojnë dhimbjet me diçka të nxehtë…

Jo, absolutisht nuk rekomandohen të nxehta. E nxehta ndikon në zhvillimin e infeksionit.

Gurët e tëmthit, si t’i trajtojmë

source: imgur.com

Gurët e tëmthit përbëjnë sëmundjen më të shpeshtë, ku femrat janë 2 herë më të rrezikuara sesa meshkujt. Personat më të riskuar për formimin e gurëve janë ata, tëmthi i të cilëve përmban shumë kolesterol ose kur fshikëza që përmban tëmthin nuk zbrazet siç duhet. Shumica e gurëve nuk shkaktojnë probleme, vetëm 1-2 % e tyre janë të aftë për të zhvilluar sëmundje. Valdete Malaj, gastro- hepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve shpjegon problemet që shkakton guri në tëmth, faktorët e rrezikut, ushqimet që rekomandohen në këtë rast etj. E pyetur për faktorët që ndikojnë në zhvillimin e gurëve në veshka doktoresha përmend nivelin e lartë të yndyrnave, mbipeshën si dhe estrogjenin e tepërt nga marrja e pilulave apo medikamenteve të caktuara.

Doktoreshë, çfarë do të thotë të kesh gurë në tëmth?

Gurët në tëmth janë depozita guri që formohen në fshikëzën e tëmthit. Ky organ është i vendosur nën mëlçi. Janë dy lloje tëmthash që krijohen. I pari është gur yndyror, pra që formohet nga yndyrnat e larta, dhe gurët me pigment. Këta të fundit janë të vegjël dhe me ngjyrë kafe të errët. Në këtë rast më të prekur janë njerëzit me cirrozë, me infeksione të traktit urinar apo me çrregullime të ndryshme të gjakut. Guri yndyror vihet re tek personat që kanë yndyrna të larta, por jo gjithë personat mund të krijojnë gur në tëmth.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në formimin e gurëve në tëmth?

Përmendëm që yndyrnat e larta janë një faktor rreziku goxha i madh. Janë edhe disa faktorë të tjerë predispozues, përveç yndyrnave të larta. Mbipesha është një tjetër faktor risku për shkak të nivelit të yndyrnave në rritje dhe zbrazjes së fshikëzës së tëmthit. Gjithashtu, estrogjeni i tepërt nga marrja e pilulave kontraceptive ose nga marrja e medikamenteve të caktuara rrisin rrezikun e gurëve të tëmthit. Gurët ndryshojnë nga madhësia, kemi gurë të vegjël dhe gurë të mëdhenj.

Komento