Eros: Humbja e dëshirës seksuale

Eros Humbja e dëshirës seksuale

Eros Humbja e dëshirës seksualeProblemi që qëndron në zemër të martesës moderne dhe arsyeja e statistikave shumë të larta të divorceve, është se jeta familjare shkatërron dëshirën seksuale. Me fjalë të tjera, seksi dhe martesa nuk janë gjithmonë të pajtueshme. Por nëse reflektoni në të kuptuarit e njëri-tjetrit, kjo dëshirë mund të rizgjohet përsëri. Ja disa këshilla…

Nuk është aq e thjeshtë të gjesh një pikë të përbashkët kur je në çift! Kur ai të vjen pranë për të marrë disa përkëdhelje, nuk je gjithmonë e gatshme për të përmbushur pritshmëritë e tij. Në studion e saj, dr. Ghislaine Paris ka konstatuar se, në pjesën më të madhe të rasteve, “jo”-në e thonë femrat, “pavarësisht faktit që sot edhe burrat shfaqin hezitime përballë kënaqësisë së dashurisë”. Motivi? Dëshira femërore është më e vështirë për t’u shfaqur, pragu i nervozizmit është më pak i shpejtë dhe në lojë futen edhe aspekte të tjera. Rezultati: dëshira e burrit që të ketë një raport të mirë seksual dhe natyra e tij “tallëse” nuk janë gjithmonë të mirëpranuara nga gratë.

Shmangia e seksit për më vonë

Ditës i vjen fundi, më në fund… fëmijët janë në shtrat dhe ti mezi pret orën që të mbulohesh me batanije për të lexuar dhe për t’u relaksuar. Ndërsa ai fantazon mbi pozicionin e 26 të Kamasutras… Por sa hap e mbyll sytë, ti e dërgon atë në ferr me një “jo”, pothuajse thumbues!

Interpretimi: pas një dite stresuese në punë dhe pasi është kujdesur për fëmijët, gruaja ka nevojë vetëm për një gjë: të marrë frymë! Por atëherë pse ai, që me siguri në zyrën apo në punën e tij ka hasur shumë probleme, qëndron aktiv? “Seksualiteti ka një funksion relaksues për burrin”, përgjigjet dr. Paris. Ai e ka menduar dhe e ka pranuar dëshirën e tij…me fjalë të tjera, e ka pritur me padurim. Por problemet për ta fillojnë poshtë batanijes, ai me idenë për të luajtur dhe ajo që të pushojë. Refuzimi shkaktohet nga pritjet e ndryshme që ai dhe ajo kanë.

Këshilla e vlefshme: burra, valëvisni flamurin! Gratë duhet të përgatiten për seksualitetin. Është e rëndësishme që mashkulli të shprehë “qëllimin” e tij me gjeste të vogla, me shikime, fjalë, të cilat do të ndihmojnë për të ushqyer imagjinatën erotike femërore. Përgatitja mund të ndryshojë përfundimin rreth jush.

Ai do të arrijnë menjëherë në “fund”…

Ajo është me sfungjer në dorë, pastron më së miri enët e kuzhinës. Grua ideale për shtëpi, apo jo! Kjo e bën burrin që në mendje t’i vijnë ide të çuditshme e të “hidhet” përsipër teje… por me ty nuk ndodh kështu!

Interpretimi: një aromë, një fjalë dhe ai eksitohet…dëshira mashkullore mund të stimulohet me shpejtësi. Nga ana tjetër, mund të mbetet i kënaqur edhe nga një “gjë e bërë shpejt e shpejt”. Mjerisht, të ndihet e sulmuar nuk është gjithmonë emocionuese për një grua. “Gratë nuk e vlerësojnë gjithmonë aspektin e drejtpërdrejtë të burrave, që mund të perceptohet si i bezdisshëm, madje edhe egoist”, shpjegon dr. Paris.

Rezultati: porta drejt efuzionit mbyllet, në vend që të hapet.

Këshilla: puthjet janë thelbësore për të hapur dyert e seksualitetit. “Të gjesh kohë për përkëdhelje, përpara se të nxitoni drejt zonave gjenitale, është çelësi kryesor për të marrë një ‘po’”, thekson Ghislaine Paris. Më pas është e rekomandueshme të përdorni përherë gjithçka që mund të kontribuojë për zgjimin e shqisave, për shembull një masazh.

Të grindesh dhe të bësh dashuri?

Ajo thotë “jo” pas një grindjeje. Leksionet, diskutime, argumente të ndryshme…i keni bërë të gjitha këto, përpara se të bini në heshtje. Gjithsesi zotëria bën flirte. Por ti nuk ke asnjë dëshirë për përkëdhelje në atë moment!

Interpretimi: burrat janë në gjendje të nxjerrin kontekstin, për më tepër që konflikti është larg nga të qenët pika e tyre e fortë. Seksi për ta është edhe një mënyrë për të sinjalizuar armëpushim, si një sinjal për të kaluar në një moment tjetër. Ndërsa gratë, në fakt, kryesisht kërkojnë dialog për të zgjidhur një konflikt: vetëm atëherë mund të pushojnë dhe të argëtohen.

Këshilla: vëri pikën situatës, mos e lini të reflektojë! Është më mirë që të flisni deri sa të zgjidhni problemin. Rifillimi i dialogut është një hap i nevojshëm për ju, për të gjetur dëshirën. Është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë për një dënim. “Seksualiteti nuk është një armë për të komunikuar vetëm se ju jeni i mërzitur”, përfundon dr. Paris.

Komento