A është e sigurt të pini kafenë e zier pas disa orësh?

72

Ndonjëherë ndodh që pirja e kafesë së zier në mëngjes, ta përfundojmë në mbrëmje.

Më postë mësoni se a është e dëmshme të pihet kafeja e mbetur:

1. Si do të jetë puna nëse është fjala për kafenë me qumësht?
Nëse është e mbyllur mirë dhe e ruajtur në frigorifer, qumështi mund të jetë i mirë dhe një javë pas kalimit të afatit, mirëpo nëse e lini kafenë në lokal të ngrohtë më shumëse disa orë – përgatitni kafe tjetër vetës!

2. A ndryshon shija e kafesë?
Mu sikur edhe kokrrat e kafesë qëndrojnë të freskëta afërsisht dy javë, po ashtu edhe kafja e zier mund të ndryshojë shijen pas afro 30 minutash, ndërsa pas këtij afati përafërsisht keni katër orë para se vaji i kafesë “të prishet”, transmeton Yahoo.com, gjë që do të rezultojë me shije të keqe. Kafja e zier mund të ndryshojë shijen pas afro 30 minutash.

3. A do t’i shkatërrojë mikrovala bakteret nga kafja?
Mikrovala do t’i vrasë bakteret, mirëpo duke pasur parasysh që nxeh përmbajtjen nga jashtë brenda, është shumë e sigurt që disa “paketa” të vogla bakteresh megjithatë do të mbesin, andaj nuk do të duhej ta përdorni këtë teknikë.
4. A prishet uji në të cilin është zier kafja?
Uji thith shijet nga ambienti dhe vetvetiu ato ndryshojnë, mirëpo edhe nëse nuk ruhet e mbuluar me kapak në frigorifer, uji nga gota mund të pihet edhe pas disa ditëve.

5. A është e sigurt të pihet kafja e zier pas disa orëve?
Kafja e zezë është e sigurt për ta pirë, ndonëse me siguri nuk do të ketë njësoj shije të mirë. Nëse në të keni qitur qumësht, ide më e mirë është që zieni kafe tjetër, mirëpo nëse jeni të vendosur atëherë do të jetë më mirë që kafen më parë ta ngrohni në mikrovalë.

 

Komento