Është koha pë rrregull në çantën tuaj të bukurisë

Është koha pë rrregull në çantën tuaj të bukurisë

Nëse prej kohësh nuk e keni rregulluar çantën tuaj të kozmetikës, bëjeni këtë gjë sot. Organizojeni dhe përpiquni gjithmonë të keni rregull në çantën tuaj të bukurisë.

Veçojini ato që i përdorni gjithmonë prej atyre që i përdorni në momente të veçanta. Ndajini në dy çanta, që të keni më tepër rregull në to. Çdo fundjavë rregullojini lapsat dhe pastrojini furçat.

Shikojeni madhësinë e furçave që momentalisht keni. Është më së miri t’i keni në tri madhësi – një për theksim të mollëzave, tjetrën për vendosjen e të kuqit dhe të tretën për pudrën pluhur .

Kontrollojeni gjithmonë afatin e përdorimit të grimit tuaj dhe nëse i ka kaluar hidhini pa u menduar nëse nuk dëshironi të keni probleme me fytyrën tuaj.

Për shembull, afati i rimelit është gjashtë muaj deri në një vit pas hapjes, në varësi të brendit. Për çdo rast në çdo prodhim kozmetike shkruan se deri kur kan afat përdorimi, kështu që kontrollojini kohë pas kohe dhe hidhini prodhimet e panevojshme të kozmetikës. Gjithashtu është më mirë të blini furça me kapak mbrojtës.

Komento