Facebook, pas butonit ‘Like’ vjen ‘Want’

Facebook, pas butonit 'Like' vjen 'Want'

Facebook ka nisur nje faze testimi per nje funksion tjeter qe do te lejoje perdoruesit te ndertojne nje liste deshirash per produktet, si veshje ose elemente arredimi qe duan te blejne.

Rrjeti social me i famshem ne bote po punon me shtate rishitesa te SHBA-ve per te tesuar butonin e ri ‘Want’. Pas ‘like'(pelqej) do te kemi edhe ‘Want'(e dua)?Mesa duket, po.

Ky buton do te ndihmoje perdoruesit te shenjojne imazhet e objekteve qe duan te blejne.

“Njerezit mund te marrin pjese ne keto koleksione dhe te ndajne gjerat qe jane te interesuar me miqte”,- lexohet ne nje komunikate te kompanise. “Njerezit mund te klikojne dhe te blejne keto objekte me pas jashte Facebook-ut”. Butoni ‘want’ eshte pjese e nje zhvillimi te madh qe eshte ne faze eksperimenti nga ana e Facebook.

Ne fushen e risive qe po parashikohen pritet edhe nje buton i ri ‘koleksiono’, qe lejon perdoruesit te provojne dhe i mundeson shitesve te krijojne nje album fotografik interaktiv me produktet e tyre ne faqen e tyre ne Facebook. Perdoruesit keshtu mund te shprehin pikepamjet dhe deshirat e tyre ne lidhje me tregun, por edhe t’i shtojne ne koleksionin e tyre virtual.

Plani eshte qe ne te ardhmen t’i ofrohet ky sherbim te gjithe perdoruesve ne bote, qe se fundmi te kene kaluar kuoten e nje miliardi. Pershtypjet e eksperteve jane se keto zhvillime po testohen per t’i dhene nje shtyse internetit drejt tregut, duke kurajuar anetaret te bejne pazar nepermjet Facebook.

Nje zedhenes shpjegoi se kompania per momentin nuk do te marre asnje kuote ne rastin kur perdoruesit do te blejne ne listen e tyre te deshirave.

Por ne te ardhmen nje mundesi e tille nuk perjashtohet. Sipas disa komentuesve, keto zhvillime te reja te Facebook jane frymezuar nga rrjeti social rival Pineterest.

Shitesit thone se Pinterest i ka ndihmuar te marrin nje numer maksimal klikimesh, por edhe shpenzime te medha nga ana e perdoruesve qe vijne nga mediat sociale. Te ashtuquajturat lista deshirash nuk jane ndonje risi absolute, prej kohesh edhe Amazon, nje nga faqet kryesore te shitjeve online, ja lejoi kete anetareve.

Komento