Facebook, shërbim të ri për administratorët e faqeve

Facebook, shërbim të ri për administratorët e faqeve

Facebook shumë shpejt do të sjellë një shërbim të ri për administratorët e faqeve (Fan page) në rrjetin social. Bëhet fjalë për lejimin e komunikimit me anëtarët e faqes – pasi deri më tani kjo nuk është e mundur me anë të komunikimit privat.

Drejtuesit e Facebook kanë njoftuar se kanë nisur testimin për këtë shërbim por ende nuk dihet se kur do jetë i mundshëm për shfrytëzim nga përdoruesit dhe administratorët e faqeve.

Kjo gjë do të lejonte që administratorët të komunikojnë me anë të chat-it privat me anëtarët e faqeve dhe jo me anë të wall-it siç ndosh aktualisht.

Komento