Faktorët e kancerit të gjirit

Faktorët e kancerit të gjirit

Faktorët e kancerit të gjirit Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35-40 vjeç. Çdo vit mjaft gra në botë preken nga kanceri i gjirit dhe mjaft prej tyre vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh tek gratë me rreth 450-500 raste të reja çdo vit, dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve nga kanceri tek femrat.

Shumica e rasteve me kancer të gjirit tek ne, paraqiten me vonesë tek mjeku, në faza shumë të avancuara.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe të meshkujt mirëpo me shkallë më të ulet të rrezikut 1 në 100 raste.

Faktorët e rrezikut te cilët nuk mund ti ndryshojmë:

Mosha dhe gjinia– Mosha më e prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 50 vjet. Mirëpo vlenë të ceket se në mosha më të reja karcinoma ka gjasa të jete më invazive sesa tek moshat më të mëdha.

Historia familjare e kancerit te gjirit përfshinë 20-30 % të femrave me histori familjare të kësaj sëmundjeje janë të rrezikuara.

Gjenet- Disa njerëz kanë gjene të cilat e bëjnë të mundur zhvillimin e kancerit te gjirit. Këto defekte janë gjetur në gjenet : BRCA1 dhe BRCA2.

Cikli menstrual– Femrat të cilat kanë filluar ciklin me moshën nën 12 vjeçare ose kanë arritur menopauzën mbi moshën 55 vjeçare kane rrezik të rritur për kancer te gjirit.

Disa rreziqe të tjera përfshijnë:

Përdorimi i alkoolit mbi 1-2 gota në dite

Lindja e fëmijës së parë mbi moshën 30 vjeçare

Terapia e hormoneve zëvendësuese (HRT)

Rrezatimi –për fëmijët dhe për te rinjtë

Kanceri i hershëm (në faza fillestare) zakonisht nuk shkakton simptoma, kështu që preferohet kontrollim i kohë pas kohshëm i gjinjeve.

Simptomat mund të përfshijnë :

Gjenderr e fortë, e palëvizshme, zakonisht pa dhembje.

Ndryshim në forme, madhësi ose në pamje.

Rjedhje e lëngut nga maja e gjirit mund të jetë : i përgjakshëm, i verdh, gjelbërt etj.

Simptomat përfshijnë edhe humbjen në peshë, dhembjen e gjirit, irritimin e lëkurës se gjirit, ënjtjen e krahut pranë gjirit etj.

Testet për diagnostifikim të masës së vrenjtur:

Ultrazeri i gjirit– për te konstatuar nëse gjendrra është e forte apo fluid i mbushur

Mamografi- për te ndihmuar identifikimin e gjendrres në gji

Biopsia e gjirit- me ndihmën e ultrazërit injektohet masa dhe merret një sasi e lëngut brenda masës për identifikim

Tretmanët janë të bazuara në disa faktorë, duke përfshire :

Llojin dhe shkallën e kancerit

Nëse kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve të caktuara

Nëse kanceri prodhon gjenin HER2

Tretmanët te cilat duhet te ndërmirren pas diagnostikimit

Kimioterapia- Për mbytjen e qelizave kancerogjene

Radioterapia- Për shkatërrimin e indeve kanceroze

Ndërhyrja kirurgjikale- Për eliminimin e vetëm të masës apo të terë gjirit varësisht nga stadi i diagnostikuar

Këshilla për parandalim te kancerit:

Zgjedhni ushqimin dhe sasinë e porcionit për te ruajtur peshën e shëndetshme.

Hani më shumë se 5 pemë dhe perime në ditë

Largojeni nga përdorimi mishin e përpunuar (pashtetë, sallamë, virshlle) si dhe mishin e kuq

Limitojeni konsumimin e alkoolit vetëm një gotë në dite (edhe pse rekomandohet mospërdorimi total i alkoolit)