Fantazitë e famshme televizive rreth seksit

Fantazitë e famshme televizive rreth seksit

Ekzistojnë shumë gjëra, të cilat kur i shihni në realitet, nuk janë fare seksi, përderisa nëpër filma i paraqesin si përjetim i papërshkrueshëm erotik.

Secili prej çifteve do të duhej të vendoste se çfarë është për ta aventura dhe në cilën mënyrë dëshirojnë ta realizojnë fantazinë e tyre, por një gjë të tillë nuk do të duhej ta bënin vetëm pse të preferuarit e tyre e kanë realizuar nëpër filma. Këto janë disa prej atyre fantazive, të cilat në praktikë fare nuk duken si nëpër filma.

Rrobat e lëkurës

Rrobat prej plastike apo lëkure në ekranin televiziv duken mjaft atraktive. Mirëpo, shikuar në përgjithësi, një dukje e tillë në rroba të tilla nuk ofron edhe aq. Madje, janë tepër të pakëndshme për t’u veshur, e sidomos për femrat, të cilat një gjë të tillë e bëjnë vetëm sa për t’ia plotësuar dëshirën të dashurit të tyre, i cili deri te një ide e tillë ka ardhur duke shikuar filma për të rritur në orët e vona.

Plazhi nudistik

Edhe pse shumica e konsiderojnë apo e paramendojnë plazhin nudistik si të ishte një parajsë në të cilin shëtisin çifte të reja, të dashuruar dhe mbi të gjitha lakuriq, realiteti është krejt ndryshe. Plazhe të tilla janë të mbushura përplot me çifte të moshës mesatare, të cilëve as që u bie ndërmend për seks.

Seksi nën dush

A ka diçka më romantike dhe më zbavitëse se të bësh seks nën avullin e ujit të ngrohtë? Natyrisht se ka. Aty mund të pësoni nga rrëshqitjet e rrezikshme, shkatërrimi apo demolomi i gjërave, të cilat zakonisht gjenden në afërsi të vaskës, shampot dhe sapunët që gjendet aty pranë, lodrat e fëmijëve…

Seksi në aeroplan

Pa marrë parasysh se sa herë e shikoni një film në të cilin të dashuruarit përdorin tualetin e aeroplanit për seks të papërmbajtshëm, do të ishte mirë që fantazitë e tilla t’i lini vetëm për film. Jo vetëm se në kabinë dridhet gjithçka, por është aq e vogël sa një person i vetëm mezi rrotullohet.

Komento