Farat e lirit ndihmojnë kundër kancerit

Farat e lirit ndihmojnë kundër kancerit

Farat e lirit ndihmojnë kundër kanceritEkzistojnë edhe arsye tjera për përdorimin e farave të lirit përveçqë ndihmon në tretje dhe pengimin e diabetit – Tip 2.

Studimet e reja po zbulojnë se farat e lirit gjithashtu janë të pasura me faktorë hormon-modulizuar siç janë fitoestrogenët, të cilët vërtet ndihmojnë zvogëlimin e ndikimeve të dëmshme të estrogjeneve në trup, veçanërisht ndikimeve të lidhura me nxitjen e rritjes dhe përhapjes së qelizave të kancerit, transmeton “Zeri.info”.

Shkencëtarët sqarojnë që në bazë të provave të shumta duket se farat e lirit janë plotësisht të afta për parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës dhe sëmundjeve tjera të kancerit të lidhura me hormonet, pa nevojë për barnat të cilët shpesh kanë pasoja të padëshirueshme.

Ndikimi kryesor përgjegjës për këtë qëllim është modulimi selektiv i receptorëve estrogjen apo mundësia që të rregullohet ndikimi i estrogjenëve në inde ku mund të shkaktojnë dëm dhe të rirregullohet në vendet tjera ku mund të sjellë dobi.

Në vend që të bëhen të dëmshëm, sidomos tek meshkujt, fotoestrogjenët e bimëve mund të kanë qëllim funksional për bllokimin e estrogjenëve të dëmshëm të cilët ushqejnë hormonet të lidhura për kancerin.

Te pacientët të cilët kanë ngrënë një kek me 25 g fara të lirit për 32 ditë është vërejtur se kanë zvogëlim të dukshëm të markerëve të tumoreve.

Komento