Farat e lirit. Ushqim magjepsës

1

1Liri, njihet si lubrifikanti më i mirë për organizmin.

Popullsia e Abisinisë ka qenë e para që ka përdorur këtë farë si ushqim. Ajo është një bime vjetore me lule bojëqelli.

Liri është bimë e paqëndrueshme ndaj nxehtësisë. Më e dobishme është nëse farat e lirit dhe vajin e tyre i konsumojmë të freskëta. Nëse doni ta ruani vajin këtë mund ta bënë në frigoriferë në temperaturën -7°C.

Farat e saj janë të pasura me acid- grasi esenziali (AGE) omega-3 dhe omega-6.

Fara e linit përmban 55 % te saj acido-omega -3, dhe që e bën atë burimin kryesor natyral te omega -3 në botë. Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit.

Gjithashtu ai përmban ne sasi te ekuilibruar edhe omega-6 qe ne ushqimin e përditshëm e kalon nevojën tone ditore edhe 20 here duke krijuar një disekuilibër midis tyre.

Këto vajra (AGE) nuk mund te sintetizohen nga organizmi ynë por duhet te merren nëpërmjet ushqimit. Ato janë perberesit kryesor te membranës qelizore dhe kur mungon AGE qeliza ndërton membranën e saj me vajra te tjerë te cilesise me te ulet qe e bën atë me delikate.

Lini përmban dy herë më shumë omega-3 se çdo lloj peshku, që njihet si burimi kryesor i tyre.

Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3.

Omega -3 hiqet në të gjitha ushqimet e paketuara nëpër fabrika sepse ul shumë datën e skadimit gjë që nuk i intereson prodhuesve.

Farat e lirit pengojnë sëmundjen e zemrës, diabetin, sulmin në tru, kancerin e gjirit, tumorin e prostatës, ulin kolesterinën e keqe.

Kane aftësi ipocolesterolemizzanti dhe afrodiziakë ndihmojnë ne rregullimin e peshës trupore njihet edhe si ushqimi i bukurisë pasi i jep jete dhe shkëlqim lekures flokëve thonjve, syve.

Ai ndihmon në uljen densitetin e gjakut, bllokojnë rritjen e qelizave tumorale.

Omega -3 edhe pse është yndyre nuk ndikon aspak ne rritjen e peshës trupore përkundrazi hyn në reaksion me yndyrat e tjera duke i shkrirë ato sipas studimit të bërë nga universiteti i Pensilvanias.

Prandaj dhe mungesa e tyre bën që organizmi ynë ti tresë me vështiresi yndyrat e tepërta të grumbulluara në pjesë të veçanta të trupit.

Në mesin e veçorive shëruese të farave të lirit janë edhe pastrimi i sistemit të tretjes, ulja e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie, etj.

Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese.

Farat e bluara mund t’i ruani në një enët të mbyllur të errët në frigorifer në sasi të vogla.

Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Përdorimi i tepërt nga ana e femrave formon shtresa të celulitit. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme nëse bima përdoret në vend të vajit.

Farat e linit mund te hidhen edhe ne sallate ose te haen direkt pa asnjë problem.

Duhet te ruhen ne frigorifer.

Kujdes! Krahas të gjitha këtyre dobive përdorimi i tepruar i vajit të farave të lirit është i dëmshëm.

Komento