Farat që shërojnë kancerin

Farat që shërojnë kancerin

Farat që shërojnë kancerinNjerëzit konsumojnë fara të ndryshme, e shumë prej tyre janë jashtëzakonisht të shëndetshme. Megjithatë, disa prej tyre dallohen për karakteristikat shëruese

Edhe pse të gjitha kanë vlerat e tyre ushqyese, sipas ekspertëve, në vend të parë janë farat çia. Ato gjenden në krye të listës së ushqimeve me materie të vlefshme ushqyese e më pas vijnë farat e kërpit, farat e lirit dhe të susamit

Farat çia
Çia është bimë nga Meksika dhe Guatemala, por edhe nga anët e tjera tropikale të botës. Fibra ka 10 herë më shumë sesa orizi, mbron nga dhimbjet në nyja, ndihmon në humbjen e peshës dhe mbron nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Farat çia janë ushqim i rrallë që përmban pothuajse raportin ideal të acideve yndyrore Omega-6 dhe Omega-3. Nuk përmbajnë luten, kështu që janë shumë të mira për personat që kanë probleme me zorrët. Fara e kësaj bime ka 2.5 herë më shumë proteina sesa fasulja, 3 herë më shumë antioksidues sesa boronica, 3 herë më shumë hekur sesa spinaqi, 15 herë më shumë magnez sesa brokoli, 7 herë më shumë vitaminë C sesa portokalli dhe 8 herë më shumë acide yndyrore Omega-3 sesa salmoni.

Farat e kërpit
Bëhet fjalë për një ushqim që ndihmon për të mbijetuar. E ndihmon sistemin e imunitetit edhe te sëmundjet e rënda, siç është tuberkulozi, shpejton shërimin e plagëve pas ndërhyrjeve kirurgjike, e farat e kësaj bime janë të mira edhe për zemër dhe enë të gjakut, kanë raport ideal të acideve yndyrore Omega-6 dhe Omega-3 (3:1).

Liri
Një studim ka zbuluar se te kafshët eksperimentale farat e lirit e bllokojnë rritjen e qelizave të tumorit, e munden edhe ta reduktojnë paraqitjen e tyre te njerëzit. E ndalin rritjen e shtypjes së gjakut dhe e reduktojnë oreksin. Përmbajtja e fitoestrogjenit e stabilizon ekuilibrin hormonal, ndërsa përqindja e lartë e fibrave e ulë nivelin e kolesterolit në gjak. Si ilaç këtë lloj të farës e ka rekomanduar edhe Hipokrati.

Susami
Sezamina nga susami ka ndikim shërues, pasi parandalon dëmtimin e mëlçisë me oksidim. Farat e susamit, nga të gjitha llojet e farave, kanë përmbajtjen më të lartë të fitosteroleve, që kanë strukturë kimike pothuajse identike si kolesteroli dhe në të ushqyer reduktojnë përqindjen e kolesterolit që rrjedh nga ushqimet me origjinë nga kafshët. Pasojë e kësaj është reduktimi i gjasave për t’u sëmurë nga kanceri. Përmbajnë më shumë kalcium sesa qumështi, mangan dhe bakër, zink dhe vitaminë B-1. Sezamina dhe sezamolina nga grupi i lignaneve e ulin kolesterolin dhe shtypjen e gjakut. Pasi janë të pasura me vitaminë E, e stimulojnë prodhimin e hormoneve të

Komento