Fasulet e pastrojnë organizmin

Fasulet e pastrojnë organizmin

Dieta shtatëditore me fasule është ideale për dimër, meqë parandalon mungesën e vitaminave, e cila është karakteristike mu për ditët e ftohta dhe mënyrën dietale të të ushqyerit.

Fasulet janë të pasura me proteina që treten lehtë, pastaj me vitamina B, C dhe E, pastaj edhe me minerale: kalcium, fosfor, bakër, zink, hekur, si dhe me aminoacide, ku më të përfaqësuarat janë triptofani, lizina, arginina, tirozina dhe metionina.

Fasulet kanë ndikim të shkëlqyer edhe në mëlçi dhe fshikëzën e tëmthit – duke u ndihmuar që të punojnë më mirë. Fasulet janë “pastrues” të vërtetë të traktit digjestiv dhe e forcojnë sistemin kardiovaskular, duke ndikuar njëkohësisht edhe në një pamje më të mirë të lëkurës. Preferohet që pas dietës, edhe disa ditë të hani fasule si ushqim kryesor, duke e zvogëluar konsumimin e bukës dhe ëmbëlsirave.

Gjatë dietës duhet të pini sa më shumë ujë, duke i eliminuar plotësisht sheqerin dhe kripën. Çdo mbrëmje, para se të bini në gjumë, duhet ta pini një gotë jogurt me pak yndyrë.

Me dietë të fasuleve mund të humbni 3 deri në 5 kile për shtatë ditë! Fasulet duhet të jenë të trasha, me sa më pak yndyrë dhe, mundësisht pa qepë të fërguara (mëlmesat mund të shtohen sipas shijes).

Dita e parë

Kafjalli: 1 gotë jogurt pa yndyrë, 1 grishë buke integrale dhe 50 g djathë të freskët

Zamra: 100 g çfarëdo peme

Dreka: 100 g fasule të ziera, perime të ziera sipas dëshirës, apo një sallatë të madhe me perime dhe, në fund, limonadë apo çaj të nxehtë (pa sheqer)

Darka: Njësoj sikur për drekë

Dita e dytë

Kafjalli: 100 g djathë të ri, kafe ose çaj (pa sheqer)

Zamra: 100 g pemë sipas dëshirës

Dreka: 100 g fasule të ziera, perime të ziera sipas dëshirës, apo një sallatë të madhe me perime, 100 g lëng të freskët molle, apo çaj pa sheqer (pa sheqer)

Darka: Njësoj sikur për drekë + 100 g peshk të zier, apo të pjekur

Dita e tretë

Kafjalli: 1 gotë jogurt pa yndyrë apo kefir, 1 grishë buke integrale dhe 50 g djathë të fortë

Zamra: 100 g çfarëdo peme

Dreka: 100 g fasule të ziera, perime të ziera sipas dëshirës, apo sallatë të madhe me perime, 100 g lëng të freskët molle, apo çaj (pa sheqer)

Darka: Njësoj sikur për drekë + 1 gotë lëng domatesh

Dita e katërt

Kafjalli: 100 gramë djathë të ri, çaj ose kafe (pa sheqer)

Zamra: 100 g pemë sipas dëshirës

Dreka: 100 g fasule të zier, sallatë karotash dhe mollash me 1 lugë mjaltë.

Darka: 100 g gjoks pule, të zier, apo të pjekur, 50 g oriz të zier, çaj ose kafe (pa sheqer)

Dita e pestë

Kafjalli: 100 g djathë të ri apo 100 ml jogurt, çaj ose kafe (pa sheqer)

Zamra: 100 g pemë sipas dëshirës

Dreka: 100 g fasule të ziera, perime të ziera, sipas dëshirës, apo sallatë të madhe me perime, 100 g lëng të freskët molle, apo çaj (pa sheqer)

Darka: Njësoj sikur për drekë dhe 2 patate të ziera, apo të pjekura dhe një gotë lëng domatesh

Dita e gjashtë

Kafjalli: 50 g djathë të fortë, 1 grishë buke integrale

Zamra: 1 gotë jogurt pa ynd