Fëmija juaj ka temperaturë? Ja çfarë duhet të bëni…

fëmija

fëmijaJu ndodh shpesh herë që fëmija juaj ka ethe? Pediatri mjaft i njohur Amerikan Robert Pantell ka sjellur për ju disa këshilla mjaft të mira të cilat do t’iu ndihmojnë të kuptoni se kur është e nevojshme për ju që ti jepni fëmijës tuaj ilaçe për temperaturën.

Nëse fëmija juaj ka temperaturë dhe prapë vrapon poshtë e lartë i kënaqur dhe pinë mjaft lëngje, në këso raste konsidero të mos përdorësh medikamentet. “Arsyet kryesore se përse ne u japin medikamente janë për rehati dhe për të shmangur dehidrimin,” thotë Robert Pantell, pediatër në UCSF Spitalin e Fëmijëve dhe bashkë-autor i librit “Kujdesi Ndaj Fëmijës Tuaj”

Nëse e trajtoni, pyet mjekun për ilaçe alternative. Përderisa acetaminophen dhe iboprofen janë që të dyja efektive, mund të jetë e dobishme të alternosh në mes tyre, secila funksionon ndryshe për të ulur temperaturën e etheve, thotë Dr. Pantell. Por, bëje këtë alternim vetëm nën këshillat e pediatrit tuaj.

Komento