Fëmijët deri në një vit duhen të flenë vetëm në shpinë

Fëmijët deri në një vit duhen të flenë vetëm në shpinë

Fëmijët deri në një vit duhen të flenë në shpinë, në dyshek më të fortë dhe në dhomën e njëjtë me prindërit, është një nga rekomandimet e reja për sigurinë e foshnjave, të cilën e ka publikuar Akademia amerikane e pediatërve.

Në konferencën amerikane të pediatërve amerikanë, e mbajtur në Boston, është konkluduar që foshnjat, për të shmangur të ashtuquajturën sindromë të vdekjes së papritur, e cila është gjithnjë më e shpeshtë gjatë viteve të fundit, duhet gjithmonë të flenë në shpinë, ndërsa fjetja në një anë (në krah) vlerësohet si e pasigurt.

Rekomandohet edhe që foshnjat në gjendje të zgjuar një kohë ta kalojnë duke u shtrirë në stomak, por nën kontrollin e të rriturve.

Pediatrit amerikanë këshillojnë që në krevatet e bebeve të mos ketë gjëra të buta, mbulesa të lirshme, duke përfshirë edhe batanijen dhe jastëkun, si dhe as mbrojtës nga goditjet.

Bebet po ashtu nuk duhet që rregullisht të flenë në pozitën e ulur, as në karrocat e veta dhe as në ulëset speciale të automobilave.

One Comment

  1. Kjo nuk është e vërtetë...Akademia vetëm se thotë se fjetja në shpinë është pak më e sigurt se ajo në krah dhe këto të dyja lejohen, ndërsa nuk rekomandohet fjetja në bark...

    Ah gazetarët, çfarë mashtrimi...

    http://aappolicy.aappublications.org/cgi/content/full/pediatrics;105/3/650

Komento