Fëmijët nën 5 vjeç duhet të kalojnë më pak se një orë para TV-së

h

hFëmijët nën 5 vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se një orë në ditë para TV-së ose ekraneve të kompjuterit – dhe ata nën moshën 2 vjeçare nuk duhet t’i shikojnë fare ata, paralajmëron një studim nga disa doktorë.

Përdorimi i tepërt i celularëve, tabletëve elektronik dhe laptopëve dëmton gjumin e fëmijës, fitnesin dhe aftësinë për t’u shoqëruar me të tjerët, shton Akademia Amerikane e Pediatrikëve.

Paralajmërimi i ri u lëshua dje nga doktorët britanikë. Psikologu dhe eksperti i fëmijëve Dr. Aric Sigman tha se këto këshilla duhet të merren seriozisht nga prindërit, transmeton Gazeta Express.

Shprehinë që fëmijët e kësaj moshe të kalojnë shumë orë para TV-së ose pajisjeve të tjera elektronike Sigman e quajti shumë të dëmshme.

Komento