Fëmijët që flenë më pak se nëntë orë “vuajnë në shkollë”

Fëmijët që flenë më pak se nëntë orë “vuajnë në shkollë”

Fëmijët që flenë më pak se nëntë orë gjumë në natë kanë telashe në shkollë, tregon hulumtimi.

Studimi ka vlerësuar 142 nxënës të shkollës fillore dhe i ka krahasuar orët e gjumit me performancën në kuadër të aftësive akademike.

Shumica e fëmijëve gjashtë dhe shtatëvjeçarë të privuar nga gjumi ishin më pak të aftë për të komunikuar dhe për t’i zgjidhur detyrat themelore në matematikë, zbuluan hulumtuesit.

Drejtshkrimi, gramatika dhe të kuptuarit e tyre po ashtu ishin me probleme. Kujtesa e tyre dhe aftësia për të mësuar ishin më pak të prekura.

Studimi vjen pasi gjithnjë e më shumë fëmijëve u lejohen kompjuterët dhe televizorët në dhomat e tyre të gjumit.

Ramon Cladellas nga Universiteti Autonom i Barcelonës i cili ka kryer studimin ka theksuar rëndësinë e gjumit të mirë gjatë natës.

“Shumica e fëmijëve flenë më pak se që është e rekomanduar për zhvillimin  tyre intelektual, i cili pengohet për shkak se mungesa e gjumit nuk mund të riparohet”, tha ai.

“Nxënësit që flenë tetë orë gjumë kanë performancë më të keqe se ata që flenë nëntë ose 11 orë gjumë.

“Në ditët sotme, është shumë shqetësuese që fëmijët janë ngjitur për televizor, kompjuter dhe videolojëra, por e njëjta rëndësi nuk i jepet faktit që ata nuk shkojnë në shtrat në të njëjtën orë çdo natë”.

Profesori Russell Foster, kreu i neuroshkencës në Universitetin e Oksfordit, thotë që “është e qartë që gjumi prej nëntë orësh dhe nëntë orë e gjysmë është më i favorshëm për performancën kognitive të fëmijëve.

“Me më pak orë gjumë ata mund të performojnë detyrat e zakonshme rutine, por për të qenë inovativë dhe për të gjetur zgjidhje për problemet komplekse, gjumi i mirë i natës është esencial.

Të rriturit kanë nevojë për mes gjashtë orë e gjysmë dhe tetë orë e gjysmë gjumë, tha ai. “Me më pak se pesë orë gjumë edhe unë do të isha i befasuar nëse do të mundeni të nxirrni diçka dinjitoze nga një tru dinjitoz”.

Komento