Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit

Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit

Bebet që në muajin e gjashtë mësojnë të qeshin, ndërsa sensin e humorit e marrin nga prindërit, respektivisht qeshen me gjërat e njëjta, të cilave u qeshin nëna dhe babai, ka treguar një hulumtim i kryer së fundi.

Shkencëtarët kanë konstatuar që fëmijët në moshën prej gjashtë muajsh deri një vit, duke vrojtuar reagimet e prindërve, mësojnë se çka është me të vërtetë qesharake.

Në hulumtimin të cilën e kanë kryer shkencëtarët nga fakulteti shtetëror Johnson dhe Universiteti dr. John Sparrow në New Hampshire në Amerikë, kanë marrë pjesë 30 fëmijë dhe prindërit e tyre. Janë vëzhguar se si kanë reaguar në ngjarjet normale dhe absurde.

Së pari fëmijëve dhe prindërve u kanë treguar librin me fotografi dhe topin e kuq, dhe pastaj me libër i kanë qëlluar hulumtuesit dhe topat i kanë vënë në hundë. Njëri grup i prindërve kanë qeshur me këtë, ndërsa grupi tjetër ka vëzhguar ngjarjet pa reaguar. Është konstatuar që foshnjat më të mëdha se gjashtë muaj para se të reagojnë së pari me kujdes vëzhgojnë shprehjen e fytyrës së prindërve, derisa fëmijët deri gjashtë muaj ndodhitë absurde i shikojnë me çudi pavarësisht reagimit të prindërit.

Shkencëtarët kanë theksuar që fëmijët duke vëzhguar me kujdes prindërit dhe reaksionet e tyre zhvillojnë sens të sofistikuar për humor.

“Fëmijët në moshën prej një viti, sipas të gjithave gjasave, tashmë fillojnë të mendojnë, respektivisht të paktën kuptojnë çka është me të vërtetë qesharake dhe çka jo”, ka thënë dr. Gina Mireault, udhëheqësja e studimit.

Komento