Femra kujdes në ushqime

Femra kujdes në ushqime

Studimi i cili për dhjetë vjet rresht kishte vëzhguar mënyrën dhe shprehitë e të ushqyerit të rreth 60.000 femrave, kishte ardhur në përfundim se biskotat, ëmbëlsirat dhe pjekurinat në masë të madhe shtojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në mitër.

Në fakt, studimi i cili ishte kryer në Suedi ka treguar se ato femra të cilat deri tri herë në javë kënaqen në shoqërinë e biskotave, pjekurinave apo ëmbëlsirave, shtojnë rrezikun për këtë sëmundje, madje për 33%.

Ato femra, të cilat kënaqen në ushqime të tilla tri herë brenda javës, janë të rrezikuara madje për 42%.

Edhe pse tashmë është vërtetuar se rreziku i prekjes nga kanceri në mitër shtohet me shtimin e kileve, ekspertët kishin dashur ta vërtetojnë edhe nëse ekziston ndërlidhja midis sasisë së ëmbëlsirave të cilat konsumohen në organizëm.

Komento