Femrat i shpëtojnë meshkujt nga kanceri

Femrat i shpëtojnë meshkujt nga kanceri

Femrat po ashtu kanë dobi nëse janë në martesë, sigurisht në kuptimin e mbijetesës nga kanceri, por interesante është se si kjo mundësi është e shprehur në masë më të vogël.

Rezultatet vërtetojnë hulumtimet tjera të cilat kanë treguar se si martesa rrit jetëgjatësinë e mashkullit më shumë se të femrës.

Në këtë hulumtim Håkon Kravdal nga Universiteti në Oslo dhe dr. Astri Syse nga regjistri norvegjez për kancer, kanë kontrolluar mes viteve 1970 dhe 2007 më shumë se 440.000 njerëz të diagnostikuar me tumor, prej të cilëve rreth gjysma kanë vdekur nga kanceri.

Hulumtuesit kanë zbuluar se si meshkujt që nuk janë martuar kurrë, kanë pasur deri 35 për qind më shumë gjasa të vdesin nga kjo sëmundje, për dallim nga ata që ishin të martuar. Për femrat dallimi maksimal ka qenë 23 për qind.

“Është e mundshme që meshkujt që janë në martesë, pasi që e kanë bashkëshorten afër, të jenë më të prirë të vizitojnë mjekun pas shfaqjes së simptomave të çuditshme dhe kështu eventualisht të zbulojnë tumorin në fazën e hershme,” thuhet në deklaratën e hulumtuesve.

Meshkujt dhe femrat e pamartuara në përgjithësi mund të kenë shëndet më të keq, spekulojnë hulumtuesit pasi që “të keni partner martesor dukshëm i kontribuon stilit të shëndetshëm të jetës”. Kështu që do të ketë më pak shanse që të mbijetojë kanceri pasi që diagnostikohet.

Interesante është që autorët kanë zbuluar që dallimi në mbijetesë në mes njerëzve që kanë qenë në martesë dhe atyre që nuk kanë qenë, është rritur shumë nga vitet e 1970-ta deri sot.

Ata supozojnë që arsyeja kryesore e këtij dallimi është që shoqëria në përgjithësi është bërë më pak e lidhur, duke lënë kështu më të prekshëm ata pa partner bashkëshortor.

Komento