Festa e Vitit të Ri në Islandë

Festa e Vitit të Ri në Islandë

Festa e Vitit të Ri në IslandëKryeqyteti i Islandës, Reykjavik është i mbërthyer me pube, klube natë dhe bar-restorante që e bënë atë me një atmosferë ahengu në dritat e zbehta të ditëve dimërore.

Njëri nga këta është “Kaffibarinn” me pronar frontman-in e grupit “Blur”, Damon Albar.

Që të jetë më mirë për vizitorët të cilët dëshirojnë të shkojnë të Damon, rritja ekonomike në Islandë e bën atë njërin nga vendet e evropiane ku pushimet dimërore mund t’i kaloni më mirë sesa një vit më parë.

Qyteti që njëherë kishte qenë më i shtrenjti në Evropë për jetesë tani është super i lirë.

Vendorët i adhurojnë mbrëmjet sidomos tani në kohë të Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri që është mrekulli të vizitohet ky vend.

Aty nuk ka vetëm një Babadimër sepse tradita islandeze thotë se duhet të jenë së paku 13! Gjithsecili ka emrin e tij, karakterin dhe rolin nëse dikush e viziton qytetin në kohën e Krishtlindjeve duke e bërë atë edhe më të ëmbël për vizita.

Festa e Vitit të Ri për adoleshentët mund të jetë përplot argëtim dhe plot aventura.

Gjithsecili duhet të blej fishekzjarr dhe të garoj me ngjyrat e tij për këtë natë – nëse do mendoni se në një zonë luftë ka shumë drita, një e këtillë është në Islandë.

Reykjavik – emri i të cili do të thotë Limani i Tymit – është një qytet kompakt dhe i ngushtë, i pastër dhe shumë modern. Shtëpitë janë të stilit të vjetër anglez dhe janë të ngjyrosur me ngjyra të lehta që i përshtaten dimrit.

E tërë kjo është një kontrast i modernes dhe historisë një mijë vjeçare të qytetit.

Brenda një ore shëtitje në qytet ju mund të shikoni “Rrethe të Arta” gjeologjike duke filluar nga kulla e ujëvarës “Gullfoss” dhe parkun kombëtar “Thingvellir”, ku mund të mësoni se pse shumica e qytetarëve në Reykjavik i besojnë erës së vezës.

Islanda shtrihet në një kufi gjeografik në mes dy pllakave të tokës, që janë krijuar nga vullkanet dhe burimet gjeotermike që janë përdorur për ta ngrohur qytetit dhe të prodhohet ujë i nxehtë. Parku është një vend i mirë për të shikuar Rrezet Veriore ku ju mund të kaloni në çarjen gjeografike në mes të Evropës dhe Amerikës Veriore pa hipur në aeroplan.

Udhëtimi i juaj, normalisht përfundon në “Blue Lagoon”, një burim i jashtëm uji që ka temperaturën 36 gradë Celsius dhe ku ju mund ta bëni fytyrën me baltë silice dhe të kënaqeni për disa orë.

Horizonti i Reykjavik paraqet Hallgrimskirkja, një kishë e ndërtuar me stil Viking. Brenda saj është enti më i madh që është parë ndonjëherë përderisa kambana e saj shton madhështinë e qyteti.

Mbi horizont ju mund të shikoni ndërtimin e Pearl-it dhe restoranteve të ndryshme.

Një kubë e mahnitshme xhami shtrihet në maje me gjashtë tuba uji që merr tërë ujin e nxehtë duke filluar nga pranvera.

Gjëllat janë shumë të mira por të shtrenjta. Nëse keni para shumë atëherë përdorni një gjellë që quhet “Seven – Course” në të cilën gjenden mishrat e pates dhe drerit veror.

Si alternative mund të shkoni në restorantin “Icelandic Fish ‘N’ Chips” që është një portë për ushqimet tradicionale në këtë vend apo vizitojeni hotelin “Fosshotel Baron”, i cili ka një pamje shumë të mirë dhe nata në të kushton vetëm 120 euro.

Pika e fundit që duhet vizituar është Muzeu Islandez Paleologjik – apo si quhet muzeu i penisit – ku ka më shumë se qindra materiale dhe gjëra që mund t’i shikoni.

Aty janë të gjitha kafshët që jetojnë në këtë shtet nga gjeri deri tek sperma e balenës por mungojnë vetëm dy: e njeriut dhe e shkurtabiqit. Kjo është e vërtet – ky vend ende beson në shkurtabiqët e vegjël që quhen Elp.

Përrallat popullore mund t’i dëgjoni në çdo shtëpi madje edhe në ahengje të mëdha. Për këtë Qeveria ka edhe një Ministër që i ndihmon tregimtarët për t’i ruajtur këto tregime.

Komento